TV OPOJA
Opinione

Halili:Kosova ka nevoj për një ri-ndërtim institucional

Shkrun Fatmir Halili

Ndërtimi i shtetit paraqet një proces më vete, që është shumë kompleks dhe vështirë i kuptueshëm, shpeshherë edhe nga klasa e njerëzve të shkolluar.
Prandaj, organizimi shtetëror, kërkon njerëz të shkencës dhe të dijes, që kanë njohuri të mirëfillta për shtetin dhe sistemet qeverisëse.
Tranzicioni, në të cilin ndodhemi që nga çlirimi e deri më sot, dhe që nuk ka shenja se do të tejkalohet shpejtë, është pasoj e procesit shtetndërtues nga njerëz që nuk e kanë njohur procesin e shtetndërtimit, dhe filozofinë politike të ndërtimit dhe zhvillimit të sistemit qeverisës demokratik.

Një administratë publike efikase, transparente, që do të sjellë shërbime të mira qytetarëve, është një komponentë shumë e rëndësishme e një shteti në një sistem demokratik. Para së gjithash, në një vend që është në ndërtim e sipër të shtetit, administrata publike paraqet relevancë të veçantë, që në fakt, paraqet vet shtetndërtimin.
Thënë më sakt, ndërtimi i shtetit nënkupton në tërësi ndërtimin e institucioneve shtetërore.
Nga sa kuptojmë edhe prej librit “ndërtimi i shtetit” të autorit Francis Fukuayama, ndërtimi i shtetit është krijimi i institucioneve të reja qeverisëse dhe fuqizimi i atyre ekzistuese. Po ashtu në këtë libër autori argumenton se ndërtimi i shtetit
është një nga çështjet më të
rëndësishëme për komunitetin
botëror sepse shtetet e dobëta apo të dështuara janë burim i shumë problemeve serioze të botës, nga varfëria tek SIDA, tek droga dhe terrorizmi.
Prandaj, sa kemi bërë për këto dy dekada që të ndërtojmë institucione të mirëfillta, sa kemi punuar për të ndërtuar demokraci normal dhe sundim të ligjit në vendin tonë?! Rrjedhimisht, sa kemi punuar që Kosova të jetë shtet funksional dhe të ketë institucione stabile dhe në shërbim të qytetarëve që jetojnë këtu?!

Edhe pse, ndërtini i shtetit është një proces që zgjat dhe që dallon nga një vend në tjetrin, dhe pa dyshim dallim i madh ekziston mes shtetndërtimit në Kosovë, dhe Afganistanit dhe Irakut të cilët i trajton Fukuayama.
Megjithatë, përgjigja për pyetjet e shtruara është e qartë.
Procesi i shtetndërtimit në Kosovë ka hasur në vështirësi, fillimisht nga prolongimi i zgjidhjes përfundimtare të statusit, dhe së dyti, nga politikat e papërgjegjëshme vendore.
Në dekadën e parë të pasluftës, është shpenzuar energji jashtëzakonisht e madhe për arritjen e statusit përfundintar, pavarësis së vendit. Natyrisht, kjo ka arsyetim të plotë, qytetarët e këtij vendi kanë pritur me dekada të tëra për shtetësinë e Kosovës. Por, paralelisht me këtë, puna në ndërtimin e institucioneve shtetërore, nuk lenë aspak për të dëshiruar. Ndërtimi i administratës shtetërore, si edhe shumë sektor të tjerë, u diktuan në tërësi nga politikat ditore, duke mos respektuar parimin e meritokracisë dhe duke mos u dhënë mundësi njerëzve të duhur në pozitat e duhura. Kjo gjë, bëri të krijohen institucione jo efektive, krye këput të politizuara dhe tërsisht jo profesionale.

Në këtë mënyrë, në vend të ndërtimit të institucuoneve shtetërore kredibile, efikase dhe profesionale, që do të sjellnin shërbime transparente, ku nuk do të kishte hapësir për korrupsion dhe keqpërdorim, u ndërtuan institucione të kontrolluara nga politika dhe grupe të ndryshme mafioze të lidhura me partitë politike. Prandaj, krimi i organizuar dhe korrupsioni, sfida në krijimin e shtetit të së drejtës, keqpërdorimet e ndryshme nga zyrtarët shtetëror, keqmenaxhimi dhe sfida e ndërtimit të një demokracie të shëndosh, e kanë përshkuar për dy dekada radhazi shtetin dhe shoqërinë kosovare, sfida të cilat mbetën të njëjta edhe sot.
Andaj, po të thuhet se Kosova ka nevoj për një ri-ndërtim institucional nuk do të gabohet.

Lajme të përafërta

PROJEKTI I THAÇIT KA GJASA PËR REALIZIM

TV OPOJA
November 2, 2018

SAMIDIN EMINI: LUFTËTARI I UÇK-së, TË CILIT NUK I DIHEJ NISHANI

TV OPOJA
September 1, 2018

Njeriu, kafshë apo perëndi?

TV OPOJA
May 20, 2019
Exit mobile version