Partia Demokratike e Kosovës në Sharr do të kandidojë me plotë 25 kandidatë në zgjedhjet lokale, të cilat pritet të mbahen më 17 Tetor 2021 në komunën e Dragashit,
Pjesë e listës fituese të kandidatëve është edhe Xhemile Misinaj nga Fshati Zgatar, Komuna e Dragashit.
Xhemilja shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Dragash ndërsa studimet Universitare në Universitetin publik Shtetëror “Ukshin Hoti”Prizren.
Xhemilja njihet si vajzë e mënçur, energjike dhe punëtore e madhe, me rezultate të dëshmuara përmes nismave dhe projekteve të realizuara si asambleiste dhe iniciativave nga grupi i grave, pa lëne anash dhe pjesmarrjen nepër shumë aktivitete dhe trajnime me fokus të veqant mbi demokracin,të drejtat e të rinjëve dhe ekonominë e vendit!
Xhemilja që mban titullin Magjistëre e degës “Kontabilitetit dhe Auditimit”nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prizrenit rrjedh nga një familje e njohur dhe kontributdhënëse për ekonominë e Dragashit.
Gjithashtu si një një aktiviste e zëshme në PDK, Kryetare e Gruas së Pdk-së dega Dragash,
si dhe përfaqësuese dhe Ambasadore e Rrjetit të të Rinjëve Demokratë në Europë “Edyn” tanimë edhe njëra nga themelueset e kësaj organizate si Ojq në Kosovë “Edyn Kosova”, nga përvoja e fituar premton se do të jetë urë lidhëse e adresimit të kërkesave të grave dhe rinisë së Dragashit në organet më të larta politike dhe shoqërore në vend, dy shtresat të cilat kërkojn kujdes dhe vëmendje të shtuar!
Xhemile Misinaj mbanë numrin 3 në listën e Pdk-së dega Dragash.
“Ky artikull është sponsorizuar nga subjekti politik për zgjedhjet lokale në Dragash”