TV OPOJA
Aktuale

BE kërkon shpjegim nga Kosova për rritjen e taksës për importe nga Serbia

Bashkimi Evropian i ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që urgjentisht të shpjegojnë vendimin e tyre për të rritur tarifat me 10 për qind në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiq tha se ky vendim minon bashkëpunimin rajonal dhe nuk është në përputhje me parimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-së dhe Kosovës.

“Këto vendime janë një shkelje e qartë e obligimeve të Kosovës në kuadër të CEFTA-s. BE pret nga Kosova, e cila aktualisht kryeson CEFTA për të përmbushur plotësisht obligimet e saj dhe të revokojë këtë masë”, tha Koçijançiq.

Qeveria e Kosovës ka rritur taksën në importe për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

10 për qind është rritja e taksës për të gjitha produktet që vijnë nga këto shtete duke përjashtuar ato që janë brende ndërkombëtare. Ministri i Tregtisë, Endrit Shala, i cili propozoi këtë masë, tha se është praktikë ndërkombëtare. Kjo u përkrah edhe nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj që e cilësoi si kundërpërgjigje ndaj fushatës së egër të Serbisë.

Lajme të përafërta

Përleshje për mungesë maskash mes sigurimit dhe qytetarëve në një qendër tregtare në Prizren (VIDEO)

TV OPOJA
November 21, 2021

Nxirret trupi i pajetë i të riut nga Brruti i Dragashit, i cili humbi jetën tragjikisht në liqe

TV OPOJA
August 29, 2020

Kancelari austriak kundër Merkelit në Prishtinë: BE-ja pajtohen me shkëmbim të territoreve!

TV OPOJA
November 6, 2018
Exit mobile version