Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka reaguar ndaj mbledhjes së përbashket të dy qeverive në Pejë.Ai në një shënim në Facebook tha se Shqipëria ka vepruar në raport me Kosovën ngjashëm sikurse Serbia, duke mos respektuar asnjë marrëveshje, raporton opoja.tv
Zeka ka shtuar se si asnjë gazetar nuk pyeti se sa kushtoi kjo drekë në Pejë.
Shënimi i plotë:
Mbase nje viti e kuptoni se çfare eshte folur sot ne Peje?!!!Ma mire do ishte qe sot, ne vend te fjalimeve poetike, aspak politike, te thirreshin Reshat Arbana dhe Çun Lajçi, qe te recitonin poezi patriotike, kushtuar festave te Nentorit.
Ashtu sikurse qe Serbia nuk ka zbatuar asnje marreveshje me Kosoven, te njejten gje ka bere edhe Shqiperia me Kosoven. Perpos pordheve patriotike qe i shesim njeritjetrit, asgje per mashallah nuk kemi bere. Sa t i ofrohesh kufijeve te dy vendeve, direkt e kupton se çfare klase politike kemi andej e kendej. E kupton qe populli konsiderohet hajvanat, qe mbahet ne kete varferi vetem me llafe.
Asnje gazetare nuk e beri pyetjen: vertete 120 mi euro kushtoi kjo dreke? !!!
Kaqe ndau qeveria jone…!!!