Sot ishte dita e fundit e punës së tij për mësuesin Ymridin Myrtezani.
Mësuesi i ciklit klasor në SHMU “28 Nëntori” në Bresanë të Dragashit është pensionuar nga mësimdhënia.
Ai njihej si një mësues i përkushtuar dhe i palodhshëm në këtë shkollë, duke shërbyer edhe në kohë të vështira të arsimit të Kosovës.
Me rastin e pensionimit ai ka zgjedhur një poezi për të recituar para kolegëve të tij, duke rënqethur me zërin e tij emocionues.