TV OPOJA
Kosova

Mësuesi me shuplaka i ulë nxënësit në vendet e tyre

Në Mitrovicë fillimisht është raportuar për një incident ndërmjet nxënësve të një shkolle, pastaj një mësimdhënës raportohet se i ka goditur me shuplaka nxënësit për t’i ulur nëpër vendet e tyre.

Rasti i cilësuar nga Policia “pengim dhe mosekzekutim i masave për mbrojtjen e fëmijëve” ka ndodhur të enjten rreth orës 09:00 në Mitrovicë.

“Është raportuar se në një shkollë ka ndodhur një incident mes nxënësve, pastaj një mësimdhënës, tani i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se ka goditur me shuplaka nxënësit për t’i ulur nëpër vendet e tyre”, ka konfirmuar policia.

Policia tutje ka thënë se është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar./21Media

Lajme të përafërta

28 familje në nevojë në Prizren e Dragash bëhen me shtëpi për festën e 28 Nëntorit

TV OPOJA
November 5, 2018

‘Burdushi’ dënohet me burg

TV OPOJA
November 22, 2018

Vëllezërit Lecaj sjellin në treg dy projekte muzikore ketë verë!

Redaksia
July 15, 2023
Exit mobile version