TV OPOJA
Kosova

‘Burdushi’ dënohet me burg

Hysri Peqani, mjeku popullor i njohur si ‘Burdushi’ është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim. Po ashtu Gjykata ia ka ndaluar Peqanit ushtrimin e profesionit për tri vitet e ardhshme.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohej se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

Sipas kësaj aktakuzës Gjykata Themelore Prizren, e gjeti fajtor për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren.
Gjyqtari i rasti Mehmet Ndrecaj, me rastin e shpalljes së vendimit, theksoi se nga provat dhe shkresat e lëndës është provuar fakti se i akuzuari ka kryer veprën penale të mashtrimit.
Ndryshe, bastisja në shtëpinë e “Burdushit” fillimisht ishte kryer nën dyshimet fillestare për dy vepra penale, shmangie nga tatimi dhe për veprën penale të mashtrimit.
Por, pas bastisjes dhe provave të gjetura, ndaj ”Burdushit”, tashmë Prokuroria e Prizrenit, po heton në drejtim të 4 veprave penale dhe atë , mashtrim, veprim i kundërligjshëm i veprimtarisë, shmangie nga tatimi, dhe armëmbajtje pa leje. /kallxo.com/

Lajme të përafërta

Kadri Veseli dekoron me mirënjohje humanistin Halil Kastrati

TV OPOJA
April 25, 2019

Afro gjysmë milioni euro pensione për persona të vdekur

TV OPOJA
June 13, 2022

Haliti: Gjysma e Kosovës po merr pensione

TV OPOJA
November 11, 2018
Exit mobile version