TV OPOJA
Islame

Mesazh për Ramazan i Hoxhë Driton Salihu-t Imam në Xhamin e Bardhë të Suharekës!

Të nderuar besimtar vllezër e motra te nderuar qytetar te komunes së Suharekës.

Nesër besimtaret musliman nisin agjerimin e muajit te Ramazanit,andaj kam nderin kënaqësin dhe privilegjin që në emër të Xhamis së Bardhë të Suharekës dhe në emrin timë personal t’ju drejtohëm me pergëzimet më të mira duke ju dëshiruar agjerim të lehtë e të pranuar tek i Madhi Zot i yne.
Agjerimi bartë në vete vendosmërin bindjën urtësin dashurin sakrificën unitetin tolerancën e mirekuptimin vlera këto që e ekuilibrojn njeriun të fisnikërojn shoqërin dhe ndikojn në reflektim hyjnorën e njerëzorë e humanën.
Muaji i Ramazanit është muaji që besimtarët shtojn adhurimin rrisin ndershmërin rrisin kujdesin ndaj njëri tjetrit bëhën më paqësor më social e më familjar e më të devotshëm.

Të nderuar qytetar edhe 20 vite pas lufte Kosova është duke i ruajtur vlerat e saja, andaj ne si shoqëri e shtet kemi nevoj për urtësin e Ramazanit e agjërimit tani më shumë se kurr na duhet uniteti perkushtimi e bashkimi për realizimin e të drejtës sonë të plotë për vendin tonë.
Të nderuar besimtar më lejoni që edhe një herë t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të mira duke e lutur të Madhin Allah qe te na pranoj agjerimin namazin sadakan dhe ibadetin tonë.

Lajme të përafërta

Ebu Xhehli, ja si ra në gropën që e bëri vetë

TV OPOJA
October 3, 2020

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e BI të Dragashit

TV OPOJA
June 10, 2020

Mërgimtari nga Opoja dhuron një veturë për Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash

TV OPOJA
November 25, 2021
Exit mobile version