Si pjesë e masave të parashikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, Komuna e Dragashit ka ndërmarrë hapa shtesë në lidhje me virusin Corona.
Sot, 14 Mars 2020, Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale dezinfektoi të gjitha objektet shëndetësore ndërsa në ditët në vijim institucionet e tjera publike do të dezinfektohen.
Ekipi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare vizitoi bashkëqytetarët tanë që vinin nga zona e prekur nga virusi dhe kryen kontrollin parandalues. Deri më tani, asnjë prej tyre nuk është vërejtur me ndonjë simptomë, por janë këshilluar të ndjekin udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.