TV OPOJA
Aktualitet

Mbi një mijë të vaksinuar në Dragash, zgjërohet lista edhe për dy grupe qytetarësh!

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash deri më sot janë imunizuar mbi një mijë qytetarë kundër virusit Covid-19.

Ketë e konfirmoi në një bisedë telefonike koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Dragash zoteri Fitim Karimani raporton televizioni Opoja.

Karimani theksoi se deri më tani interesimi ka qen shumë i mir, ndersa nga tani pjes e vaksinimit jan edhe grupi 65+ (i qytetarëve mbi 65 vjeç) si dhe grupi i atyre të cilët janë me insulinë, të dy këto grupe do të kenë mundësinë të vaksinohën.

Sipas Karimanit, dozat të cilat i posedon kjo qendër e vaksinimit janë të kompanisë Pfeizer, e furnizimi me to bëhet çdo javë rregullisht.

Karimani tregoj se qendra e Vaksinimit në Sharr ka doza të mjaftueshme për të vaksinuar qytetarë të kategorive të cekura më lart.

Qytetarë të cilët janë regjistruar online do të lajmërohen nga QKMF në Dragash ndersa ata të të cilët nuk e kan kryer këtë proces online mund të paraqiten fizikisht në QKMF të Sharrit tha koordinatori Karimani njofton televizioni Opoja.

Lajme të përafërta

Letër publike për kryetarin e degës së LDK-së në Dragash.

TV OPOJA
March 28, 2020

Ka filluar pjesa e dytë e afatit të parë të Testit të Maturës në komunën e Dragashit

TV OPOJA
June 21, 2019

Manifestohët dita e shkollës Fetah Sylejmani (Video, Foto)

TV OPOJA
April 26, 2019
Exit mobile version