TV OPOJA
Islame

Mërgimtari nga Opoja dhuron një veturë për Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash

Mërgimtari nga treva e Opojës z.Naim Mamut Kryeziu nga fshati Kapre me banim në Gjermani ka dhuruar një veturë për Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash konkretisht për Shoqaten humanitare “Bereqeti” e cila vepron në kuadër të këtij Institucioni raporton televizioni Opoja.

Ky është postimi nga KBI- Dragash

Në zyret e Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash ishte për vizitë me shkas z. Naim Mamut Kryeziu xhematli nga fshati Kapre, por që jeton dhe vepron në Gjermani.

Në këtë takim shumë të sinqert dhe vëllazëror u shkembyen përvojat dhe sfidat për t’i quar përpara institucionet fetare islame si në vendlindje ashtu edhe në mërgim, duke theksuar se këtë e kemi amanet.

Naimi me modestinë e cila e dallon i dhuroi Këshillit të Bashkësisë Islame Dragash përkatësishtë Shoqatës humanitare “Bereqeti” – dega në Dragash, një veturë për shërbimet e kësaj shoqate.
Nuk na mbetet asgjë tjetër pos ta lusim Allahun Fuqiplotë që donatorit t’ia ruaj familjen dhe t’ia shtoj mallin e hallallit.

Lajme të përafërta

Shoqata Humanitare “OPOJA” publikoj listën e Donatorëve

TV OPOJA
April 3, 2020

Letër nga Nëna jote e gjorë

TV OPOJA
November 16, 2018

Kryetari i KBI-së Ajhan ef. Beqiri uron muajin e Ramazanit

TV OPOJA
April 23, 2020
Exit mobile version