TV OPOJA
Islame

Letër nga Nëna jote e gjorë

Biri im! ‎
Kjo është një letër nga nëna jote e gjorë. Më vjen turp të shkruaj, pas një pasigurie dhe pritjeje ‎të gjatë, e mora lapsin disa herë, por lotët më penguan. Disa herë më janë ndalur lotët, por ‎zemra nuk më lejoi.
Biri im! ‎
Pas një kohe të gjatë po të shoh se je rritur, je bërë i pjekur dhe mirë po i rregullon gjërat. Unë ‎e kam një të drejtë, të paktën ta lexosh këtë letër, e pastaj, nëse do, copëtoje ashtu siç ke ‎vepruar me zemrën time.‎
Biri im!
Para 25 viteve për mua ishte një ditë shumë e gëzueshme, atë ditë kur mjekja më njoftoi se ‎isha shtatzënë. Nënat e dinë mirë rëndësinë e këtyre fjalëve, është një përzierje e lumturisë ‎dhe gëzimit me fillimin e shqetësimit dhe shumë ndryshimeve në organizëm. Pas kësaj, të ‎kam mbajtur 9 muaj në barkun tim, me vështirësi jam ngritur, me vështirësi kam fjetur, të kam ‎ushqyer dhe kam marrë frymë me vështirësi, dhe përkundër kësaj, asgjë nuk ma ka pakësuar ‎dashurinë për ty. Përkundrazi, çdo ditë e më shumë ajo rritej dhe mezi kam pritur që të të ‎shoh.‎
Të kam bartur, o biri im, me vështirësi pas vështirësie, me dhimbje pas dhimbjes, ju ‎gëzohesha lëvizjeve tua (në stomak), i gëzohesha rritjes së peshës tënde, e cila për mua nuk ‎ishte e vështirë. Ato qenë vuajtje të gjata, dhe më vonë erdhi nata kur nuk fjeta aspak, as nuk i ‎mbylla sytë. Pata aq shumë dhimbje të mëdha, sa që asnjë laps nuk mund të shkruaj, dhe ‎asnjë gjuhë nuk mund t’i përshkruaj. Disa herë jam përballur sy më sy me vdekjen, por pastaj ‎u shfaqe ti, vaji yt u përzie me gëzimin tim dhe i largoi dhimbjet dhe plagët.‎
Biri im! ‎
Vitet kalonin, kurse unë të kam mbajtur në krahët e mi, të kam larë me duart e mia, ke fjetur në ‎krahët e mi, të kam ushqyer me qumështin tim, unë kam mbetur pa gjumë vetëm që ti të flesh, ‎e lodhur gjithë ditën të kam mbajtur, vetëm që ti të jesh i gëzuar, që me gëzim ta shikoj ‎buzëqeshjen tënde, me padurim kam pritur që ti nga unë të kërkosh ndonjë gjë, e unë me ‎gjithë zemër të ta jap, dhe kjo për mua ishte kulmi i kënaqësisë. ‎
Ditët dhe netët po kalonin, e unë vazhdova në këtë gjendje, si një gjidhënëse e lumtur, si një ‎shërbëtore e vlefshme dhe e uritur, për derisa u rrite dhe u bëre djalosh. Te ti filluan të ‎paraqiten shenjat e para të pjekurisë, ndërsa unë po kërkoja në gjithë vendin për ta gjetur për ‎ty një nuse të bukur.‎
Erdhi dita e dasmës, por mua mu nda zemra, më rrodhen lot gëzimi për jetën tënde të re, si ‎dhe për ndarjen nga ti. Kaluan ditë të vështira dhe po shoh se ti nuk je ai të cilin e njoh, më ke ‎mohuar dhe e ke harruar të drejtën time. Ditët po kalojnë, kurse unë nuk po të shoh, nuk po e ‎dëgjoj zërin tënd. Po e urren personin i cili ndaj teje po sillet bukur.‎
Biri im! ‎
Unë po kërkoj vetëm pak. Më kujto mua, të paktën në nivel të shokëve tu, më vendos edhe ‎mua në listën e obligimeve mujore, që të mund të të shoh vetëm pak!‎
Biri im! ‎
Jam dobësuar, më kanë lodhur vuajtjet, edhe sëmundja më ka kapluar, me vështirësi po ‎ngrihem, po lëvizi me vështirësi dhe përsëri zemra ime po mbjell dashuri për ty. Nëse dikush ‎një ditë të respekton, do t’i ishe mirënjohës gjithë jetën tënde, kurse nëna jote që kaq shumë ‎të mira të ka bërë, t’i nuk po ia ven veshin asaj, ajo sillet bukur me ty, kurse ti nuk e shpërblen. ‎Për shumë vite ka qenë shërbëtorja jote, kurse ti i ke harruar të gjitha, deri ku ka arritur ‎arroganca jote!‎
Biri im! ‎
Sa herë që dëgjoj diçka të mirë për ty, edhe unë gëzohem, sepse ti je trashëgimi im, por po ‎çuditem, a thua çfarë mëkati paskam bërë që nuk po më viziton dhe nuk po donë të më ‎shohësh me sy. A ta kam mohuar ndonjë të drejtë tek unë?! Më vendos së paku në pozitën e ‎një shërbëtoreje të zakonshme dhe jepja mëritën e saj. Trego pak butësi ndaj meje, ma jep ‎shpërblimin tim dhe sillu mirë ndaj meje, sepse Allahu i do ata që janë të sjellshëm.‎
Biri im! ‎
Unë po dua vetëm të të shoh, nuk po dua asgjë më shumë se kaq. Më lejo që ta shoh pamjen ‎e fytyrës tënde!‎
Biri im! ‎
Zemra po më qanë, kurse lotët vetë po më rrjedhin. Ti po e vazhdon jetën tënde, ndërsa ‎njerëzit po flasin për moralin tënd të mirë dhe për respektin tënd ndaj tyre.‎
Biri im! ‎
A nuk ka ardhur koha që zemra jote ta mëshirojë një plakë e cila ka vuajtur dhe të cilën ‎dëshira për ty po e mbyt duke pritur. I ke shkatërruar ndjenjat e saj, ia ke lënduar zemrën aq ‎shumë, sa që edhe lotët në sy i janë tharë.‎
Unë nuk po ankohem dhe nuk po lutem kundër teje, nuk po e tregoj zemërimin tim. Nëse lutja ‎ime i tejkalon retë dhe arrin te dyert e qiellit, atëherë do të arrijë edhe mallkimi im, pastaj mbi ty ‎dhe familjen tënde do të derdhet fatkeqësia.‎
Jo, unë nuk do ta bëj atë, ti ende mbetesh shpirti im, lumturia dhe burimi i jetës sime. Të jesh i ‎bindur, biri im. Flokët tua kanë filluar të zbardhën, do të kalojnë vitet edhe ti do të plakesh, e ‎shpërblimi është sipas punës. Do t’i shkruash letër djalit tënd me lot në sy, ashtu siç po të ‎shkruaj unë ty. Mos harro se te Allahu mblidhen ankesat.‎
O biri im! ‎
Ki frikë nga Allahu për nënën tënde, ndalja lotët e saj, gëzoje atë në fatkeqësinë e saj, e ‎pastaj, nëse do, grise letrën e saj. Dhe mos harro, kush vepron mirë, e bën për vete, ndërsa ‎kush sillet keq, vetveten e dëmton.‎

Perkthim: Miftar Ajdini

Lajme të përafërta

Takim mes imamëve të KBI-së në Dragash, prezentë ishte ish sekretari i BIK Resul ef.Rexhepi

TV OPOJA
April 4, 2019

Manifestohet programi i duas së Hatmës në Bresanë (Video, Foto)

TV OPOJA
May 11, 2023

BIK-u në Dragash ndan pako ushqimore për 57 familje nevojtare

TV OPOJA
April 2, 2020
Exit mobile version