TV OPOJA
Biznese

Mënyra e regjistrimit dhe informacione rreth organizimit të panairit EXPO SHARRI në Dragash!

Në Dragash, edhe këtë vit, po organizohet panairi EXPO SHARRI, ku do të prezantohen produktet vendore lokale dhe do të promovohen vlerat dhe kompanitë e ndryshme që janë të regjistruara si biznese aktive në Komunën e Dragashit.

Ky panair këtë vit organizohet për herë të tretë dhe shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme ekonomike për të gjitha veprimtaritë biznesore të cilat operojnë në Komunën e Dragashit.

Shoqata e Afaristëve “SHARRI”, e mbështetur nga Komuna e Dragashit, edhe këtë vit po organizon Panairin e Produkteve Vendore Lokale “EXPO-SHARRI”. Qëllimi i këtij panairi është prezantimi i prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe artizanale, si dhe produkteve vendore-lokale të rajonit tonë.

Kjo do t’u mundësojë vizitoreve të njihen me këto prodhime dhe cilësinë e tyre, ndërsa bizneset lokale do të kenë mundësinë të promovojnë produktet e tyre dhe të rrisin pjesëmarrjen në treg.

Përfituesit e drejtpërdrejtë do të jenë fermerët, prodhuesit lokal dhe prodhuesit e produkteve tradicionale të Komunës së Dragashit, të cilët do të ekspozojnë produktet e tyre.

Shoqata e Afaristëve “SHARRI” fton të gjitha bizneset e regjistruara në Komunën e Dragashit t’i bashkohen këtij panairi dhe të ekspozojnë produktet apo ofertat e tyre, po ashtu, edhe bizneset që operojnë jashtë komunës sonë apo edhe jashtë Kosovës, por me pronarë nga komuna jonë, janë të mirëseardhura. Pjesëmarrja do të subvencionohet nga organizatori.

 

Në këtë panair janë planifikuar të marrin pjesë këta pjesëmarrës:

 

Të interesuarit për ekspozim duhet së pari të regjistrohen në zyrat e Radio Sharri në Dragash. Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga stafi organizativ dhe do të lajmëroheni me kohë për hapat e mëtejshëm.

Ftohen të interesuarit që ta vizitojnë panairin, tek shkolla profesionale në Mejdanin e Shajnës, më 11 Tetor, duke filluar nga ora 10:00.

Pjesë e panairit do të jetë edhe programi artistik me këngë e valle për argetimin e pjesmarrësve, Hapja e panairit do të bëhet nga organizatorët dhe pritet të ketë të pranishëm nga instancat më të larta të shtetit.

TV OPOJA do t’ju mbajë të informuar për çdo detaj tjeter rreth organizimit.

©TVOPOJA

 

Lajme të përafërta

Shoqata humanitare Opoja gezoi 112 familje në prag të festës së Bajramit.

TV OPOJA
May 21, 2020

MTI-ja kërkon nga furrtarët ta kthejnë çmimin e mëparshëm të bukës

TV OPOJA
November 21, 2018

Cili është dallimi në paga në mes të zviceranëve dhe të huajve?

TV OPOJA
April 22, 2020
Exit mobile version