TV OPOJA
Aktualitet

Me afat të skaduar janë konfiskuar dhe asgjësuar disa produkte nga Inspektorati i komunës së Dragashit

Inspektorati në komunën e Dragashit më të marrë një informacion me datë 9 Maj 2019 rreth orës 14:40 ku ishte ndalur një mjetë transporti i cili kishte produktet të ndryshme e ku një pjesë prej tyre ishin edhe me afat të skaduar, kishin dalur në vendin e ngjarjes për të vërtetuar gjëndjen njofton Tv Opoja.

Në inspektimin e parë që kishin bërë inspektorati i komunës së Dragashit kishin vërtetuar këto parregullesi:
● Një pjesë e produkteve të cilat kishin destinacion tregun Kosovar ishin me afat të skaduar.
● Operatori për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina gjatë inspektimit nuk ka arritur të prezantojë dëshmi mbi evidencën edhe prejardhjen e tyre.
● Produkte në fjalë nuk kishin përmbajtje për datën e prodhimit.

Produktet më afat të skaduar janë konfiskuar nga Inspektorati i komunës së Dragashit e ku më tëj është bërë edhe asgjësimi në deponin komunale e ndërsa produktet pa evidencën e prejardhjes janë ndaluar deri në afatin e dhënë nga Inspektori.

Ndërsa ndaj operatorit ekonomik është shqiptuar gjobë administrative njofton Tv Opoja.
Inspektorati në Dragash njëherit falenderon Policinë e Kosovës për mbikëqyrjen e kufirit në Dragash si dhe bën apel tek të gjithë qytetarët e komunës së Dragashit që të denoncojnë raste të parregullsive që hasin gjatë blerjeve apo shërbime pranë inspekcionit.

Lajme të përafërta

Marsh kundër dhunës në familje (Video, Foto)

TV OPOJA
November 23, 2018

DJALOSHI NGA OPOJA, KAMPION SHAHU NË NORVEGJI

TV OPOJA
January 14, 2020

Neser nuk do të mbahet mësim në ketë shkollë të Dragashit

TV OPOJA
November 24, 2020
Exit mobile version