TV OPOJA
Arsim

Me 1 shtator fillon mësimi në të gjitha shkollat e komunës së Dragashit

Viti shkollor 2020/21 nuk do të jetë vit i zakonshëm shkollor, andaj të gjithë akterët duke filluar nga drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit duhet të mobilizohen për fillimin e vitit të ri shkollor sipas planit të veprimit porosit drejtori i arsimit në Dragash Vloran Cenaj.

I pyetur nga redaksia jonë se më 1 shtator a do të jenë të gatshëm që mësimi të fillojë në të gjitha shkollat e komunës së Dragashit drejtori Cenaj thekson se: “Do të bëhet rikthimi i plotë në institucione parafillor/shkollë me masa për siguri dhe shëndet sipas protokolit Covid-19.
Mësimi në grupe të vogla prej 15-20 nxënëseve (gjithmonë duke e respektuar distancën prej 1.5 m).
Raportim i rregullt të mungesave të lidhura me COVID-19.
Lëndët dhe fondi javor i orëve për klasën 1-9 janë të reduktuara për 25%”.
Më tutje ai thekson se “mësimi do të mbahet sipas skenarit A, megjithatë jemi të mobilizuar edhe sipas skenarit B ku parasheh rikthim të pjesshëm në institucionin parafillor/shkollë me masa për siguri dhe shëndet sipas protokolit Covid-19, mësimi në grupe të vogla prej 10 nxënësve gjithmonë duke respektuar distancën prej 1.5m, mësimdhënësit plotësojnë mësimin online përmes platformës përkatëse”.

Komuna dhe Ministria e Arsimit së bashku do të mbikëqyrin mbarëvajtjen e mësimit.

Lajme të përafërta

Orari i kontrolleve mjekësore për futbollistët e KF OPOJA, sezona Pranverore

TV OPOJA
January 16, 2019

Burim Piraj propaganda primitive Serbe që po e ha pazarin n’ Evropë!

TV OPOJA
November 29, 2018

Në Dragash fillon vaksinimi i kategorive më të rrezikuara nga gripi sezonal (Video)

TV OPOJA
December 1, 2020
Exit mobile version