TV OPOJA
Aktuale

Mc Qoppa po vjen, Mc Qoppa po vjen…

Ai nuk është rritur në rrugë por e njehë mirë gjuhën e saj. Njihet si problematikë, por ata që e njohin mirë e dijnë se sa është shpirtëmirë.

Nuk po ju shkruajmë për ndonjë hoxhë apo priftë apo për ndonjë humanist, por për rep këngëtarin më të mirë që ka patur ndonjëherë Prizreni. Pra, e kemi fjalën për Mc Qoppën.
Ndonëse me shumë vështirësi e me shumë probleme ka rrugëtuar në estradën shqiptare, për të cilën shpesh thoshte se nuk i takon asaj, Mc Qoppa ka ditur të na befasojë me super projekte e super bashkëpunime. “Xhemile”, “Lulija me limona” dhe së fundmi bashkëpunimi me këngëtarin nga Peja, Ibish Shala, të cilët kanë sjellur projektin më të diskutuar në të gjitha trojet shqiptare, “N’Atdhe”. Por, Mc Qoppa nga nëntori i vitit të kaluar vetëm ka heshtur. I fokusuar në aktivitete tjera, ai është parë larg muzikës. Por, 04 Online ka mësuar se ai është duke punuar që vitin 2018 ta përmbyllë me një projekt kreativ e alternativ.
Dhe, ne kemi vendosur që të ju mbajmë të informuar në kohë reale, për gjithçka që do të bëjë në të ardhmen, rep këngëtari më alternativ që ne e kemi mbështetur në çdo kohë dhe në çdo projekt./04online/TvOpoja

Lajme të përafërta

Krasniqi i VV: Politika nuk eshte privilegj, po eshte pergjegjesi!

TV OPOJA
November 6, 2018

Shoqata ekologjike “Ambienti” përfundoi projektin “Trajtimi ekologjik i mbeturinave” në Dragash. (Foto)

TV OPOJA
October 28, 2018

KUJDES: Policia me aksion kundër përdorimit të telefonit gjatë ngasjes së automjetit

TV OPOJA
June 22, 2022
Exit mobile version