TV OPOJA
Arsim

Mbahët Olimpiada Matematikore në komunën e Dragashit (Video,Foto)

Drejtoria e Arsimit në Dragash në bashkëpunim me shoqatën e Matematikanëve të Kosovës për herë të dytë, po organizon Olimpiadën Matematikore Komunale që u mbajtë sot në ambientet e shkollës “Ruzhdi Berisha”

Nxënës nga klasët e IX-ta dhe shkolla e mesme iu nënshtruan testimit për tu zgjedhur si kandidatet që do e përfaqesojn komunën tonë në nivel republikan e ndërkombëtar.

Drejtori i arsimit z.Vloran Cenaj uroi nxënësit për një garë sa më të drejt e pa stres, poashtu njofton se fituesit do ta prezentojn komunën në nivele më të larta.

Olimpiada Matematikore e Kosovës do të mbahen më: 01.02.2020, në Gjimnazin e Specializuar Matematikor, në Prishtinë. Fituesit e Olimpiadës Republikane do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadën e 60-të Ndërkombëtare të Matematikës (IMO) e cila mbahet në Rusi.

Po ashtu, nga kjo garë caktohen edhe katër vajza që do të përfaqësojnë Kosovën në Garat Evropiane të Matematikës për Vajza që mbahen në Holandë.

©TVOPOJA

 

Lajme të përafërta

Pezullohet mësimi për disa ditë në shkollën Samidin Emini në Kuk

TV OPOJA
October 5, 2020

Drejtoria komunale për Arsim në Dragash, njofton kandidatët e konkursit 13/33

TV OPOJA
January 31, 2020

Ndalohët përdorimi i telefonit gjatë orëve mësimore

TV OPOJA
November 29, 2018
Exit mobile version