TV OPOJA
Aktualitet

Mbahet mbledhja e Shtabit Emergjent, vlerësohet gjendja aktuale dhe zbatimi i masave preventive ndaj virusit COVID-19

Kryetari i komunës, Shaban Shabani , sot ka mbajtur mbledhje me shtabin emergjent të Komunës së Dragashit , ku është diskutuar lidhur me gjendjen aktuale dhe zbatimin e masave preventive ndaj virusit COVID-19.

U theksua se deri më tani në Komunën e Dragashit janë realizuar 12 testime për personat e dyshuar me COVID-19 si raste kontakti, gjithashtu janë identifikuar 14 raste kontakti, të cilat do të dërgohen për testim në IKShPK brenda dy ditëve.
Sonte pritet të del 1 rezultat dhe nëser 1 rezultat.
Me datë 23, 24.06.2020 do të merren edhe 20 mostra të punëtorëve shëndetësor.

Ndërsa drejtori Behar Brenolli, raportoi për situatën aktuale në institucionet shëndetësore, derisa theksoi se stafi do të ofrojnë shërbime minimale dhe të kufizuara si rezultat i gjendjes së krijuar, gjithashtu njoftoi se sot është bërë prapë dezinfektimin i QMF-Krushevë, Restelicë dhe Dragash.
Anëtarët e Shtabit Emergjent bëjnë apel tek të gjithë qytetarët që të vazhdojnë kujdesin ndaj këtij virusi, duke përdorur masat mbrojtëse, dhe duke shmangur ambientet e mbyllura dhe shumë të frekuentuara.

Lajme të përafërta

Krasniqi i VV-së mbështet iniciativën e goranëve

TV OPOJA
November 21, 2018

Xhaledini propozon emrin për Nënkryetar të Komunës nga Komunitetet, opozita e kundërshton propozimin

TV OPOJA
January 13, 2022

Dragashi e Prizreni ngecin në arkëtimin e tatimit në pronë

TV OPOJA
November 16, 2018
Exit mobile version