TV OPOJA
Politik

Manipulimet nuk kalojnë! Dega e VV-së në Sharr reagon ndaj amendamenteve të LDK-së për Dragashin

Pas komenteve shumë negative nga simpatizantët e LDK-së, të cilët akuzuan qeverinë e Albin Kurit si një qeveri që investon vetëm në komunat ku ata qeverisin dhe jo në komunat tjera, ka reaguar edhe dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Sharr, ku sipas tek ata manipulimet nuk kalojnë!

Të gjitha këto reagime erdhen pasi që tre amendamentet e propozuara nga Arben Gashi i LDK-së nuk u votuan e si pasoj nuk kaluan në ligjin për buxhet, pas këtij vendimi, rrjetet sociale u vërshuan me komente negative drejtuar qeverisë, të cilat sollën edhe reagimin e VV-së, këtë reagim po ua bashkangjisim të plotë më poshtë:

“Manipulimet nuk kalojnë. Qeveria e Republikës së Kosovës në buxhetin e saj për vitin 2023 ka mbështetur një mori projektesh për komunën e Sharrit.

Tendenca e sotme e LDK-së që përmes Grupit Parlamentar të saj në Kuvendin e Kosovës të propozojnë amandamente me qëllim të propangandës mediatike nuk mund ta mbulojnë dot dështimin në qeverisjen komunale në Sharr.

Investimet e parapra për vitin 2023 për Komunën e Sharrit, nga Qeveria e Kosovës, janë:
1. Ndërtimi i Palestrës Sportive ne Dragash, vlera: 300,000€.
2. Ndërtimi i rrugës Restelicë-Kufiri me Maqedoninë e Veriut; vlera: 200,000€.
3. Asfaltimi i rrugës Kapre-Rrenc; vlera: 75,000€.
4. Rehabilitimi i rrugës Xërrxe-Pllajnik; vlera 150,000€.
5. Rehabilitimi i rrugës rajonale Zhur-Dragash-Brod; vlera: 2,045,700€
6. Asfaltimi i rrugës Bresanë-Erëza-Kroi i Zgatarit-Guri i Vesës; vlera: 150,000€.”

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Veseli në Dragash: Rrugët e çlirimit dikur, sot po kthehen në rrugë turizmi

TV OPOJA
October 3, 2020

Publikohet raporti i adutimit për Komunën e Dragashit për vitin 2021

TV OPOJA
June 23, 2022

Veton Halili emërohet shef i kabinetit në Zyrën e Kryetarit.

TV OPOJA
January 17, 2022
Exit mobile version