Në një program ku ishin të pranishëm familja e dëshmorit Alajdin Xhezairi, kryetari i komunës se bashku me zyrtar tjer komunal, drejtor nga të gjitha shkollat e shumë pjesmarres tjer u manifestua dita e shkollës “28 Nëntori” e njeherit dhe u emrua shtepia e kulturës në Bresanë me emrin e deshmorit Alajdin Xhezairi.
Ky program filloi me himnin kombetar e atë shtetror duke vazhduar me fjalme nga drejtori i shkollës dhe derejtori i arsimit në Dragash e për ti lene radhen valleve e poezive të interpretuara nga nxënësit e kësaj shkolle.
Kryetari i komunës z.Shaban Shabani uroi për ditën e shkollës e njëhrit shpreh respektin për sakrificen e deshmorit Alajdin Xhezairi.
Në një fjal rasti vëllau i deshmorit Nexhmidini shpreh falendërim për respektin e dhënë.
“Neve na keni nderuar me emrimin e kësaj shtëpie me emrin e deshmorit Alajdin Xhezairi, ne jemi të këti fshati dhe do të jemi gjithmonë të këtij fshati.”
Programi vazhdoi me kenge e poezi, në fund u bë edhe zbulimi i pllakës me emrin e shtëpis së kulturës para të gjith të pranishmëve.
©TVOPOJA