TV OPOJA
Aktualitet

LV në Sharr për vizitën e Hotit: Nuk je i mirëseardhur!

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr ka reaguar për vizitën e Kryeninistrit Hoti në Dragash. Ata kanë numëruar një mori çështjesh për të cilat fajet ia kanë adresuar qeverisë që udhëhiqet nga Avdullah Hoti, duke iu referuar kêshtu si kryeministër koti dhe qeverisjes me të cilën ai udhëheqë si qeverisje Koti.

Për më shumë, TV Opoja sjellë reagimin e plotë të tyre:

Kryeministër Koti, nuk je i mirëseardhur

Sot, Avdullah Koti bashkë me vartësit e tij, kanë qenë për vizitë në komunën e Sharrit. Jolegjitimiteti i tij nuk mund të mos vihej në pah. Kudo që ai shkon, nuk mungon shpërfaqja e jolegjitimitetit që posedon.
Ai ka inspektuar punimet e rrugës Zhur-Dragash. Por përse? Sepse ç’të inspektonte tjetër kur i vetmi projekt kapital qe 20 vite për Sharrin e që madje ende nuk është realizuar është rregullimi i kësaj rruge.
Është mirë që në afat optimal të përfundojë keqqeverisja juaj kryeministër. Edhe për qytetarët e Sharrit është më e frytshme madje edhe se përfundimi i punimeve të asaj rruge.

Kryeministër Koti, nuk je i mirëseardhur:
Përse nuk e vizitove QKMF në prani të mediave?
Vetëm dje nga Sharri në spitalin regjional të Prizrenit janë pranuar si raste të rënda 35 sosh.
Ata potencialisht të janë të prekur nga virusi covid 19. Shtretërit janë të stërmbushura me pacientë. Koridoret e spitaleve po ashtu.
Në njërën anë kemi shumë qytetarë me simptoma të virusit, në anën tjetër kemi një qeveri koti si kjo e juaja që nuk e ka as aftësinë e as vullnetin për t’i trajtuar.
Përderisa në Sharr sikurse në të gjithë Kosovën, situata me pandeminë ka marrur përmasa të mëdha rastesh me të infektuar, Avdullah Koti përzgjedh që të vijë në Sharr për promovim kinse projektesh të mëdha, qëllimin e të cilave e sheh të kalkuluar vetëm elektoralisht.

Kryeministër Koti, nuk je i mirëseardhur:
Urojmë t’i ketë “parë” Avdullah Koti bukuritë dhe pasuritë natyrore që e karakterizojnë zonën e Sharrit. Së paku t’i ketë parë me sy meqenëse projekt buxheti i kësaj qeverie është “i verbër” karshi investimeve për qytetin e Sharrit.

Kryeministër Koti, nuk je i mirëseardhur:
Fermerët duhet ndihmuar me subvencione, me grande. Fermerët duhet inkurajuar për punën e tyre me anë të projekteve e investimeve në sektorin e blegtorisë dhe bujqësisë. Jo me fjalë të kota nga një kryeministër koti i një qeverie koti.

Kryeministër Koti, nuk je i mirëseardhur:
Në Sharr 60% e qytetarëve jetojnë jashtë vendit. Nga 40% që jetojnë në Kosovë, një përqindje e madhe e tyre jetojnë jashtë qytetit.
Me këtë ekonomi të rrënuar e pa e ndjerë kurrë ekzistencën e shtetit, qytetarëve nuk u mbetet zgjidhje tjetër pos largimit nga qyteti. Fajtor për këtë nuk jeni më pak se bashkë(keq)qeverisësit e juaj që (keq)qeverisin me komunën.

Kryeministër Koti, ka shumë arsye që ti nuk je i mirëseardhur në Sharr dhe jo vetëm. Qytetarët e Republikës kërkojnë me të drejtë që t’u respektohet e drejta e vendim-marrjes, të cilën e kanë të garantuar edhe me Kushtetutë. Të qenurit kryeministër jo nga burimi i sovranit, shkelë mbi çdo normë të demokracisë.

Kryeministër Koti, dorëheqja juaj është zgjidhja për qytetarët dhe e vetmja rrugë për ta nxjerrë vendin nga kjo humnerë në të cilën e ka futur keqqeverisja juaj.

Qendra e LV Sharr,
Sharr, 2 gusht 2020

Lajme të përafërta

Këta janë zyrtarët e komunës së Dragashit që i bie shorti për kontroll të plotë të Pasurisë nga AKK

TV OPOJA
June 16, 2022

Synohet vendosja e standardeve parashkollore të cilësisë së lartë

TV OPOJA
July 8, 2021

Kryetari Shabani vizitë KBI-së në Dragash, uron kryetarin e sapo emëruar Driton ef. Qengaj

TV OPOJA
November 12, 2020
Exit mobile version