TV OPOJA
Aktualitet

Luftëtarët Opojar përkujtojnë betejën e Lavdishme të Kosharës

Sa herë që vjen muaj Prill për luftëtarët nga treva e Opojës është një ndjenjë e veçanta, ata gjithmon në këtë datë e përkujtojnë betejën e lavdishme të Koshares.

Në një postim të publikuar së fundmi në llogarinë e tij në facebook, hoxha Kasam Muhameti, i cili ishte me detyrë në Zonën Operative të Pashtrikut, ai shkruan se edhe pse nuk ishim të barabartë në numër si dhe në arsenal luftarak, në raport me forcat serbe, me ndihmën e Zotit nëpër Borë e nëpër shi arritëm të korrim fitore, përcjellë televizioni Opoja.

Kasami thotë se që atëherë kufiri artificial u rrënua njëher e përgjithmonë por ndjejnë dhembje që ideatorët kryesorë të kësaj beteje nuk janë në mesin tonë.
Nga ta ishte Agim Ramadani, Salih Çeku, Abaz Thaçi e shumë dëshmorë të tjerë.

Televizioni Opoja ju sjell për ju rrëfimin e Kasam Muhameti:

PËRKUJTOJMË “BETEJËN E KOSHARËS”

Sa herë që vjen prilli, na përkujton Betejën e lavdishme të Kosharës që zhvilluan bijtë tanë të shtrenjtë më 1999, për të luftuar kundër forcave barbare serbe, të cilët dhunshëm patën vënë edhe vijë ndarëse mes shqiptarëve. Edhepse të pabarabartë në numër dhe arsenal luftarak, me ndihmën e Zotit të Madhëruar, nëpër borë e shi, me vullnet të jashtëzakonshëm, njësitet e UÇK-së të kësaj zone korrën fitore, duke u sakrifikar për liri: dëshmorë, të plagosur, dhe ata që u lodhën së tepërmi, por rezistuan dhe mbeten gjallë.

Nga atëherë, kufiri artificial u rrënua, njëherë e përgjithmonë, por ndjejmë dhembje që ideatorët kryesorë të kësaj beteje: Agim Ramadani, Sali Çeku, Abaz Thaçi…etj., së bashku me dëshmorët e tjerë nuk janë në mesin tonë.

Në këtë betejë qe plagosur edhe shoku, njëherit kusheriri im i nderuar Nesim Nesimi, nga Bresana, luftëtar i njësitit “BDV Delta forcë”. Nesimi u plagosë rëndë nga një snajperist i forcave serbe në krahun e djathtë, më: 28.04.1999, te vendi i quajtur “Rrasa e Zogut”.

Gjatë muajve: maj, qershor 1999 u mjekua dhe shërua në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Respekt.
Zoti xh.sh. i shpërbleftë me xhenetin Firdeus.

Lajme të përafërta

Koordinatori i qendrës së Vaksinimit në Dragash, reagon ndaj lajmit të publikuar në portalin tonë!

TV OPOJA
May 22, 2021

Shpallje për plotësimin e pozitave të lira për mësimdhënës/e në Dragash

TV OPOJA
November 24, 2021

“E ëndërrova pikturën, dhe pastaj e pikturova ëndërrën” ekspozitë nga Leonora Sele

TV OPOJA
April 8, 2019
Exit mobile version