TV OPOJA
Aktualitet

LETER E HAPUR DREJTUAR KRYETARIT TE KOMUNES SE SHARRIT, SHABAN SHABANI

I nderuar kryetar, ne cilesine e qytetarit te Sharritt, dhe si nenkryetar I LVV-se, Qendra ne Sharr, vendosa te te shkruaj nje leter te hapur, per dy qellime.
E para, per te t’i perkujtuar premtimet elektorale te cilat i ke harruar. Dhe e dyta, per t`i shprehur shqetesimet e mia per gjendjen shqetesuese ne shume fusha te keqqeverisjes tende ne komunen tone.

Ke thene se qytetarve te Sharrit do t`ua permiresoj jeten, do ti ç’rrenjosi parregullesite me te cilat banoret po perballen nga me te ndryshmet.
Do ta eleminoj nepotizmin, thoshe gjate fushates, por perkundrazi! Eshte duke lulezuar haptas dhe pa kurrfare pengese.
Keni thene se do ta rregulloni çeshtjen e ujesjellesit qe nuk eshte zgjidhur ne qeverisjet e deritashme per qendren komunale dhe per pesembedhjet fshatrat tjera, por ky mbeti veçse premtim tjeter i deshtuar. Sepse organi i prokurimit u ka rekomanduar se tenderi i shpallur nga komuna eshte jo i rregullte, arsyet jane te ditura per gjithe opinionin e gjere. Dhe, 15 fshatra ende vuajne per uje.
Keni thene se do te mundohem te gjeje investitor per aktivizimin e fabrikes se vetme “Drateks” te cilen e mbylli qeverisja e PDK-se paraprake, ne menyre qe te rris punesimin ne komune. E vertet se e keni rritur punesimin, nuk keni lene te aferm dhe ilake pa punesuar ,pa kurfar kriteri profesional.
Keni thene se tenderomanin do ta ndalni, perkundrazi, tenderet u jepen firmave me nje lopat, kazme dhe nje karroce. Disa projekte nga qeverisja e kaluar i keni nderprere. Pikerisht projektin e asfaltimit te rruges Zaplluxhe-Guri i Zi, projekt i cili ka nje rendesi te posaqme per zhvillimin e turizmit ne bjeshken e Zaplluxhes, dhe mjetet per kete projekt i keni drejtuar ne fshatin Brodosane.
Qytetaret e fshatit Zaplluxhe jane duke menduar per nje aktivizim qytetar, ne rast te nderprerjes se ketij projekti.

Keni premtuar ndertimin e stadiumit te qytetit. Eshte shpallut tenderi dhe eshte fituar nga kompania e preferuar nga udheheqesia e juaj. Kane filluar punimet, nuk e di sa e sa mjete jane hargjuar, por stadiumi i qytetit eshte bere per faqe te zeze. Te gjithe e kane pare gjate manifestimit te dites se çlirimit te Sharrit, me punet qe jane bere ne ate stadium te gjithe pjesemarresit jane tmerrruar.
Palestrat sportive qe i premtuat nuk duken askund. Palestren sportive ne “Mejdan” te Shajnes afer objektit te Shkolles Profesionale, vetem germuat dheun dhe se bashku me objektin e shkolles i late ne meshiren e natyres (shih fotografite me poshte)
Premtuat gjithashtu se do ta funksionalizoni shkollen profesionale, per te cilen u hargjuan miliona euro, me arsyetimin se nuk ka kuadro per ato profesione e harruat edhe kete premtim.
Po atehere pse e bete ate objetkt? A vetem per t’i mbushur xhepat tuaj?

Edhe ujesjellesin qe e bete ne fshatin Brodosane, e bete me shume parregullesi, ku lidhjet jane bere ne menyre joprofesionale, ku uji buqet sikur te kete burime dhe rrjedhe rrugeve te fshatit (shih fotografite me poshte).

Rrugen per ne shkollen e Zaplluxhes, me gjatesi 50 metra ose 150m katror e keni paguar 15,000,00 euro, qe edhe me ari po te ishte shtruar, nuk kishte kushtuar edhe aq.

Gypat per ujesjellsin e fshatit Brrut dhe Zgatar, i zhduket nga faqja e dheut, edhepse banoret e ketyre fshatrave i kane paguar nga xhepi i tyre i varfer. Gypat njehere i derguat ne Mejdan te Buzezit, e nga aty i “hengeren ujqit”.
Per ata gypa duhet dikush te jep llogari.

Keni premtuar se do t’i zhdukni strukturat paralele ne komune, jo qe nuk i zhduket por, qe eshte edhe ma e keqja dhe me tragjike, para syve dhe hundeve tuaja keto struktura veprojne pa kurrfar pengese, ç’eshte e verteta edhe keni kualicion me keto struktura. Me keto struktura edhe qeverisni komunen. Kjo poaashtu eshte turp ne vete.

Kanalizimin ne fshatin Brezne e harruat, as edhe nje fjale nuk e thuani, edhe pse kane probleme te medha fshataret e Breznes, ju ate derd nuk e keni.

I nderuar kryetar i Sharrit, banoret e komunes me te cilen ju po udheheqni, perballen me veshtersi nga me te ndryshmet.
Po te bisedosh me te rinjet e komunes tone, rralle se mund ta gjesh dikend te thot se e sheh te ardhmen ketu. Jeten e veshtire te tyre e ka bere pikerishte qeverisja e keqe e juaja, jo transparenca, korrupsioni, nepotizmi, papunesia, keqeperdorimi i parase publike.
Jeten e qytetarve te komunes e ka bere keqqeverisja e juaj e padurueshme.
Meqe edhe vete jam mesimedhenes, po ndalem pak edhe ne kete fushe.
Arsimi ne komunen tone edhe degraduar tej mase.Te gjithe e dine se kjo eshte mese e vertete. Jane pranuar njerez ne pune pa i perfillur kriteteret, me e pa konkurse.
Partia, por ne shumicen e rasteve edhe miqesia, ka vendosur kush te pranohet ne pune. ”Kryetari ka thene se filani duhet te pranohet,brritja piket”.
Nuk ka rendesi se çka shkruan e çka thote ne interviste! Nuk ka rendesi se si e ka marre ate diplome. Diploma sa te duash! Dhe keshtu “erifi” vazhdon punen ne shkolle. Kurse, studenti i dhjetetsheve te merituara, vazhdon te endet rrugeve me shprese se do te hapet ndonje konkurs tjeter.
Ne shkollat e komunes tone dhe tuajen ka shume padrejtesi.
Ne vend se punetori I dalluar te nderohet, respektohet, te shperblehet, ndodhe e kunderta.
Sipas jusj, i nderuar dhe i respektuar eshte ai qe hyn e del ne klase me duar ne xhepa dhe qe i shane edhe nxenesit me fjale te ndyra. Eshte ai qe ia bene rrafsh partise dhe pushtetarve. Keshtu mesimedhenesit punetor, mbeten te pa motivuar e bile edhe te frikesuar.
Nje problem tjeter eshte edhe gjendja e mjerueshme ne shume shkolla, pa mjete konkretizimi,bpa kompiuter e pa projektor. Keto shkolla duhet te pajisen me mjete, por duhet edhe te kontrollohen nese jane duke u perdorur ato.
Drejtoret u kerkojne mesimedhenesve zbatimin e kurikules, e nuk jane ne gjendje as leter te bardhe t`u sigurojne.

I nderuar kryetar, nese ke vendosur qe t’a ndryshosh kete gjendje, drejtori i arsimit duhet shkarkuar menjehere.

Drejtori i arsimit duhet te jete i pergjegjshem, t`i kete duart e lira per te punuar drejt e te mos dirigjohet siç ndodh me drejtorin aktual te DKA-se.

Keni thene se do te beni depolitizimin e arsimit ne komune, por ndodhi e kunderta. Politizimi i arsimit arriti ne piken kulminante.

Kerkoj nga Ju kryetar qe ta ndryshoni kete mendesi qeverisese!

Sigurisht, nese vetem pak mendoni per qytetaret e komunes tone!

Lajme të përafërta

Kryetari Shaban Shabani uron qytetarët për Vitin e Ri 2020

TV OPOJA
December 31, 2019

Mungesa e përzgjedhjes së kompanisë përkatëse ka bërë që akoma mos të dezinfektohet objekti i gjykatës në Dragash

TV OPOJA
March 24, 2020

Krasniqi i Vv-së: Tallet me komunën e Dragashit, më mirë të kishin qenë vendore ato farë Birra

TV OPOJA
April 18, 2019
Exit mobile version