Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka publikuar stafin e Ministres Donika Gërvalla në faqen zyrtare të internetit.
Kabineti i Ministres Donika Gërvalla përbëhet nga tetëmbëdhjetë anëtarë të cilët kanë pozita të ndryshme në MPJD.
Ndërsa në MPJD bën pjesë edhe Lendrit Iljazi nga komuna e Dragashit si këshilltar politik në kabinetin e zonjës Donika Gërvalla.
Lendrit Iljazi është një nga njerëzit më të besueshëm të zonjës Osmani dhe Gërvalla i cili kishte mbeshtetur vazhdimisht këto të fundit gjate fushatës zgjedhore në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Vlen që të përmendet se Lendrit Iljazi ishte pjesë e Kabinetit në Presidencën e Kosovës, ku Znj. Vjosa Osmani ishte presidente në detyrë.
Lendritin e veçon fakti se është i vetëm Këshilltar nga komuna e Dragashit që bën pjesë në kabinetin e qeverisë Kurti 2.