TV OPOJA
Kosova

Kurti pas takimit me Stoltenberg: Anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës zyrtare në Bruksel sot ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Veriatlantike (NATO), Jens Stoltenberg.

Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim, se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme.

“NATO-ja është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, unë theksova që prania e saj në Kosovë është e domosdoshme në ruajtjen e paqes dhe sigurimin e sigurisë, dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Për takimin me kryeministrin kosovar është deklaruar edhe sekretari i NATO-s, Stoltenberg.

Ai ka thënë se mbështesin përpjekjet për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi, duke shtuar se ky proces është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike.

“E kam mirëpritur Albin Kurtin për të diskutuar zhvillimet në Kosovë dhe rëndësinë e misionit të KFOR-it (NATO) për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. NATO mbështet përpjekjet për të ri-aktivizuar bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takimin më 11 maj në Bruksel, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe atë të Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Borrell kishte paralajmëruar se në këtë takim do të rinisë dialogu Kosovë-Serbi. Por, kryeministri kosovar Albin Kurti ka thënë sot në Bruksel, se nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në atë takim.

Pas këtyre zhvillimeve, KALLXO.com ka dërguar pyetje në Bashkimin Evropian për të marrë një qëndrim, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Lajme të përafërta

Dialogu dëmtoi subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës

TV OPOJA
December 9, 2018

Dr Ilir Kurtishi ​rreth 35 gra në muaj diagnostikohen me kancer të gjirit

TV OPOJA
February 4, 2020

Haradinaj me mbështetje gjysmake për bashkëkryesimin e dialogut

TV OPOJA
December 5, 2018
Exit mobile version