TV OPOJA
Aktuale

Lekaj-Ministria e Infrastrukturës e gatshme të ndihmojë UP-në

Ministri i Infrastrukturës,​ Pal Lekaj dhe rektori Marjan Dema gjatë takimit dypalësh diskutuan hapjes së mundësive dhe harmonizimit të objektivave të bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Universitetit “Hasan Prishtina”, e që do të kurorëzohej me një marrëveshje bashkëpunimi në të ardhmen e afërt.
Ministri Lekaj duke e uruar rektorin Dema për reformat e nisura, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në disa fusha ku MI-ja mund ta japë kontributin e vet si: mundësia e praktikës së studentëve në MI, në fushën e transportit, inxhinierisë ndërtimore dhe inxhinierisë mekanike, trajnimi i studentëve në Akademinë e Institutit “Limak” dhe ndërhyrje në infrastrukturë aty ku ka nevojë dhe ku ka mundësi të intervenohet.
Ministri Lekaj deklaroi se krejt kjo po bëhet që Universiteti “Hasan Prishtina” ta ketë vëmendjen e merituar dhe të munguar ndër vite, por edhe që ta ketë infrastrukturën e nevojshme për përgatitjen e kuadrove të reja që do t’i kontribuojnë Kosovës.
Ndërkaq rektori Dema e falënderoi ministrin Lekaj për gatishmërinë që t’i dalë në ndihmë Universitetit “Hasan Prishtina” dhe e informoi ministrin Lekaj për reformat e vazhdueshme që po ndodhin në këtë institucion.

Lajme të përafërta

Top 10 Foods That You Should Get Rid Off

TV OPOJA
January 1, 2017

Qeveria Hoti niset me autobus për në Shqipëri

TV OPOJA
October 2, 2020

Rriten çmimet e produktit bazë, dyshohet për marrëveshje të fshehta mes kompanive

TV OPOJA
May 3, 2021
Exit mobile version