TV OPOJA
Aktualitet

Dega e LDK-së në Dragash, 75 ditë pa kryetar të partisë!

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Dragash, është pa kryetar të saj që nga 29 Marsi 2021, pasi që Selim Kryeziu dha dorëheqjen nga të gjitha pozitat funksionale në këtë parti.

Nga rezultati i dobët i zgjedhjeve të 14 Shkurtit Selim Kryeziu dha dorëheqje nga të gjitha funksionet në degën e LDK-së në Dragash ku si rezultatë i zgjedhjeve te fundit Lidhja Demokratike e Kosovës doli e treta si parti politike jo vetëm në Dragash.

Por që nga 29 Marsi, kur ai paraqiti dorëheqjen tek kryesia dhe tek kryetari Lumir Abdixhiku në këtë subjekt politik, nuk dihet ende se kush do të marrë drejtimin për të drejtuar këtë parti politike në katër vitet e ardhshme.

Nga dega e LDK-së në Dragash ende nuk është caktuar ndonjë datë që kur kryesia e kësaj do të mblidhet për të zgjedhur kryetari e ri.

Edhe pse në kohën e fundit ka pasuar disa takime mes kryesisë së degës në Dragash dhe asaj qendrore por siç duket nuk është arritur ndonjë mirëkuptim deri me tani për të zgjedhur kryetarin e degës së LDK-së në Dragash.

Por kush do të ishte kandidati potencial për të udhëhequr këtë parti politike i është lënë kohës.

Lajme të përafërta

Krasniqi i VV: Politika nuk eshte privilegj, po eshte pergjegjesi!

TV OPOJA
November 6, 2018

Dr. spec. Selami Sylejmani në 20 vjetorin e lirisë vjen me shkrimin për dëshmorin e kombit Dr. Fahredin Hotin.

TV OPOJA
June 14, 2019

KURORË VLERASH MBI OPOJË

TV OPOJA
November 10, 2022
Exit mobile version