TV OPOJA
Kosova

Lansohet “e-Testimi” për provimin e patentë shoferit

Është lansuar testimit elektronik “e-Testimi” për provimin e patentë shoferit.Gjatë përurimit të këtij projekti në Njësinë e Patentë Shoferit në Prishtinë , ministri Pal Lekaj tha se me këtë projekt po vendoset një standard evropian në një testim të rëndësishëm, që ka ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.“e-Testimi” nga sot do të jetë funksional në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë, kurse brenda vitit do të implementohet në tërë territorin e Kosovës. 

Ky projekt ka kushtuar afër 240 mijë euro, ku 200 mijë kanë kushtuar serverët shumë dimensional që janë vendosur në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), ku edhe do të ruhen të gjitha të dhënat e kandidatëve që testohen.

Lajme të përafërta

Për nëntë muaj “Bechtel & Enka” mori 101 milionë euro

TV OPOJA
November 6, 2018

Profesori Fatmir Mehmeti mban Online orën mësimore me nxënësit

TV OPOJA
March 16, 2020

Rriten çmimet e produktit bazë, dyshohet për marrëveshje të fshehta mes kompanive

TV OPOJA
May 3, 2021
Exit mobile version