TV OPOJA
Aktuale

Për nëntë muaj “Bechtel & Enka” mori 101 milionë euro

Konsorciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka”, që është duke e ndërtuar autostradën Prishtinë – Hani i Elezit nga fillimi i këtij viti e deri në fund të muajt shtator, nga buxheti i Kosovës për punët që ka bërë ka marrë hiç më pak se 101 milionë euro.

Në raportin nëntëmujor të buxhetit të Ministrisë së Financave shihet se gjatë vitit 2018 konsorciumi në fjalë nga buxheti i shtetit në total do të marrë 116 milionë e 900 mijë euro, ku përveç mjeteve që janë paguar atyre u është zotuar edhe pagesa e 14.2 milionë eurove tjera.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare shihet se deri në fund të muajit shtator Ministria e Infrastrukturës ka shpenzuar 153 milionë euro nga 294 milionë euro sa ka paraparë t’i shpenzojë sivjet për projekte kapitale. /zeri/

Lajme të përafërta

Elmedina Dorambari reagon ndaj partive për propozimin e kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit

TV OPOJA
January 23, 2020

Kjo është pasuria e kryeinspektorit të arrestuar sot në aksionin policor

TV OPOJA
January 6, 2022

Tatimi në tokë nis nga ky vit, gjoba për ata që nuk paguajnë

TV OPOJA
April 24, 2019
Exit mobile version