TV OPOJA
Ekonomi

Lajm i mirë/ Procedohet edhe pjesa e dytë e mjeteve për bizneset sipas Programit për Rimëkëmbje

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, sot ka bërë ekzekutimin e pjesës së dytë të mjeteve në mbështetje financiare për bizneset.

“Shuma e ekzekutuar sot kap vlerën e 16,424,476 milionë eurove për gjithsej 11.244 biznese të cilat i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara me Programin për Rimëkëmbje Ekonomike tjera.

Bëjmë me dije se, dy ditë më parë MEA ka bërë pagesën e parë në vlerë prej 37,710,730 milionë euro subvencione për 15.474 biznese”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Tutje u theksua se kjo shumë ndahet në zbatim të Programit për Rimëkëmbje ekonomike i miratuar ditë më parë nga Qeveria e Republikës së Kosovës ku vlera totale e këtij program është 60 milionë euro.

“Pjesa e mbetur dhe bizneset tjera të cilat akoma nuk kane pranuar mjetet do të paguhen në ditët në vijim ku e ritheksojmë se do të përfitojnë të gjitha bizneset të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara”, shtohet tutje në njoftim

Lajme të përafërta

Rritet edhe çmimi i druve në Kosovë

TV OPOJA
October 21, 2021

Raporti i Bankës Botërore: Kosova po rimëkëmbet shpejt pas pandemisë

TV OPOJA
October 22, 2021

Eurozona rishikohet në rënie

TV OPOJA
November 9, 2018
Exit mobile version