TV OPOJA
Ekonomi

Raporti i Bankës Botërore: Kosova po rimëkëmbet shpejt pas pandemisë

Infuzioni që ia dhanë mërgimtarët këtë verë ekonomisë së Kosovës, ndikoi në rimëkëmbjen e shpejtë nga dëmet pandemike, njofton KlanKosova.

Ardhja masive kësaj vere e diasporës është faktori kryesor i rritjes ekonomike sivjet.

Banka Botërore po parasheh 7.1 përqind zgjerim të aktivitetit ekonomik, pas dëmeve që shkaktoi pandemia vitin e kaluar. Këtu ndikuan po ashtu edhe masat fiskale shtetërore dhe kreditë konsumuese.

Kjo rimëkëmbje po vlerësohet mbi mesataren e paraparë edhe në aspektin e prodhimit.

“Ekonomia e Kosovës po rimëkëmbet me shpejtësi nga tkurrja e shkaktuar më 2020. Aktiviteti real ekonomik do t’i kalojë nivelet e vitit 2020 deri në fund të vitit 2021. Raporti gjithashtu thekson përmirësimin e pozitës fiskale, të përkrahur nga rimëkëmbja e shpejtë”, u shpreh Massimiliano Paolucci, menaxher i BB për Kosovën.

Kosova madje qëndron më mirë në këtë aspekt se sa vendet fqinje e mbi mesataren regjionale.

Sipas raportit, rritja më e madhe sivjet u shënua gjatë tre muajve të parë. Por ende ekziston rreziku nga pandemia, andaj Banka Botërore sugjeron vaksinimin e gjithë popullatës.

Veç kësaj, kjo i bën thirrje qeverisë që të fokusohet në rritjen e produktivitetit dhe krijimin e vendeve të punës, pasi në këto të fundit, gjatë pandemisë, u dëmtuan gratë dhe të rinjtë.

Ndryshe nga ky institucion ndërkombëtar, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, një ditë më parë parashikoi se rritja ekonomike në vend mund të shkojë deri në 10%.

Lajme të përafërta

Pandemia nuk ndal punën e Qendrës së Trajnimeve të KEK-ut

TV OPOJA
April 24, 2021

Përpunuesit e drurit vlerësojnë vendimin e ministrit Shala për ndalimin e eksportit të masës drusore

TV OPOJA
May 15, 2019

Cili është dallimi në paga në mes të zviceranëve dhe të huajve?

TV OPOJA
April 22, 2020
Exit mobile version