Me 25 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi Komunal i Dragashit, ka votuar për ndërtimin e stadiumit në fshatin Blaç, raporton TV Opoja.
Pas një debati të gjatë, ku u diskutua rreth ndërtimit të këtij stadiumi, asambleistët e të gjitha subjekteve politike, në fund votuan pro këtij propozim vendimi.
Komuna e Dragashit për ndërtimin e këtij stadiumi ka ndarë 50.000 euro, ndërsa një pjesë tjetër do të sigurohet nga KF Opoja dhe Federata e Futbollit të Kosovës./opoja.tv