TV OPOJA
Aktualitet

Ky është anëtari i parë i cili shpall kandidaturën për kryetar të Forumit Rinor të LDK-së në Dragash

Lidhjes Demokratike e Kosovës dega në Dragash, ka njoftuar se në ditët e ardhëshme do të mbahen zgjedhjet e Forumit Rinor në të gjithë fshatrat e Opojës, raporton TvOpoja.

Një ditë pas këtij njoftimi anëtari i LDK-së, Kerim Latifi, ka shpallur zyrtatisht kandidaturën për Kryetar të Forumit Rinor në Dragash.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes rrjetit social Facebook, përcjell TVOpoja.

Njoftimi i plotë:

Të dashur miq, të rinjë e të reja, veprimtar/e dhe mbështetës të LDK-së në Dragash.

Pas hapjës së procesit zgjedhor për Kryetar të Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Dragash, dua të ju informoj se do të jem kandidat për Kryetar të FRLDK-së – dega Dragash.
I bindur se, së bashkë me ju, do t’a bëjmë më të mirën dhe të duhurën, prandaj edhe mora këtë vendim bashkë me miqtë e mi.

I ftoj të rinjtë e Dragashit, në çdo lagje dhe fshat të bëhen pjesë e këtij procesi zgjedhor dhe së bashku të vazhdojmë rrugëtimin tonë.

Na priftë e mbara!

Montalisht Latifi është kandidati i vetëm pasi deri më tani nuk dihet ende a do të ketë ndonjë kundër kandidat./tvopoja.tv

Lajme të përafërta

ALARMUESE NDOTJA E LUMIT TË BRESANËS

TV OPOJA
February 24, 2020

Me garat tradicionale përfunduan aktivitetët kushtuar ditës së çlirimit të komunës (Video , Foto)

TV OPOJA
June 16, 2019

Pas vendimit të Supremes, Shabani: Vendim i papritur, por do ta pranojmë!

TV OPOJA
November 25, 2021
Exit mobile version