TV OPOJA
Kosova

Kurti bëhet bashkë me Osmanin e Konjufcën para nisjes për Bruksel

Para nisjes për në Bruksel, Kryeministri Albin Kurti, do të bëhet bashkë në një aktivitet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.Ata do të bëjnë nderime te Memoriali për të pagjeturit.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Kryeministri Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, bën nderime te Memoriali për të pagjeturit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të udhëtojë për në Bruksel ku do të ketë një vizitë dyditore.
Vizitën e Kurtit e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.Ai ka treguar se Kurti do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Po ashtu do të takohet edhe me shefim e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Kurti do të jetë bashkë me ministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla”, tha Kryeziu.

Lajme të përafërta

Rrëzohet nga pema, ndërron jetë prizenasi

TV OPOJA
October 2, 2020

Në Prizren pritet të hapen 1500 vende të reja të punës

TV OPOJA
November 28, 2018

Komuna e Drgashit (Sharrit) është më e harruar e Kosovës

TV OPOJA
October 30, 2018
Exit mobile version