TV OPOJA
Aktuale

Komuna e Drgashit (Sharrit) është më e harruar e Kosovës

Komuna e Dragashit

Komuna e Drgashit (Sharrit) është komuna në cepin jugor të Republikës së Kosovës të cilën e përbëjnë Opoja dhe Gora.

Në njëzet vitët e pasluftës fitohet përshtypja së pushteti qendror e ka harruar dhe e ka anashkaluar këtë komunë apo më mirë të thuhet se ndoshta ajo mendon mos kjo komunë është pjesë e Shqipërisë apo edhe e Maqedonisë.
Në Kuvendin e Kosovës asnjë kërkesë e vetme për të investuar në këtë komunë më të varfër të Kosovës. Në Kuvendin e Kosovës asnjë zë i vetëm që kishte me e përfaqësuar këtë komunë. Që 20 vite asnjë deputet nga Opoja në Kuvend, sepse këtë fenomen Opojës ia pamundëson sistemi zgjedhor me një qendër votimi.
Njëzetë vite në Qeverinë e Kosovës janë emruar e ricikluar qindra ministra dhe asnjë emër nga kjo komunë, përkundër faktit se kjo komunë ka kuadro mjaftë konkurente dhe cilësore.
Të marrish rrugën Zhur-Dragash me veturë për një distancë 20 kilometër largësi të duhet të shpezosh mbi një orë kohë nga problemi i tejkalimeve të kamionave. Qytetareve të kësaj komune u mjafton që të kënaqën me rrugët që po ndërtohen gjithandej nëpër komunat tjera të Kosovës. Me vite folet se do të zgjërohet kjo rrugë, realiteti zhgenjen.
Si komunë malore me potenciale të zhvillimit të blegtorisë dhe turizmit, në këtë aspekt mungon fare dora e qeverisë qendrore. Fare pak kanë qenë donacionet për formimin e minifermave dhe thuaja aspak për infrastrukturën turistike.

Mbyllja e fabrikës së tekstilit edhe një zhgenjim i radhës për popullatën e kësaj komune me shkallën më të lartë të papunësisë në vend.
Popullatës së Komunës së Dragashit i mbetët që përmes televizorit të kënaqet kur në komunat tjera promovohen projekte të ndryshme, apo në Kuvend kur deputetët kërkojnë investime për komunat e tyre.
Një proverb thotë “Fëmija pa qarë e ëma nuk i jep gjij”. Kush do të qajë për këtë komunë kur kjo nuk ka asnjë përfaqësues në Kuvend dhe në Qeveri.
Për të konstatuar gjendjen e kësa komune mjafton të shiqohet pamja e qendrës komunale ku nuk vërehet asnjë ndryshim nga gjendja e paraluftës.
Në kësi kushte të pafavorshme, intenziteti i boshatisjes së fshatrave po rritet me tempo maramendës.
Mos vallë ka ardhur momenti që institucionet qendrore të Kosovës të kuptojnë se edhe Komuna e Dragashit është pjesë e Republikës së Kosovës.Për lirinë e vendit kanë luftuar shumë të rij dhe të reja nga Opoja.

Lajme të përafërta

Paralajmërohet shtrejtimi i biletave të autobusit në të gjithë vendin!

TV OPOJA
February 11, 2022

Fabrika në Dragash e cila ka lënë pa punë mbi 250 punëtorë.

TV OPOJA
May 11, 2019

Kurti tregon kur do të hapet kufiri me Shqipërinë

TV OPOJA
May 26, 2020
Exit mobile version