TV OPOJA
Kosova

Kundërkorrupsioni gjen shkelje në tenderin për laptopë e celularë në universitetin “Ukshin Hoti”

Agjencia Kundër Korrupsionit ka kërkuar nga universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren që t’i evitojë shkeljet e evidentuara në aktivitetin e prokurimit për furnizim me disa kompjuterë (laptopë) dhe telefona të mençur.

Përmes opinionit të shprehur, kjo agjenci ka pohuar se në këtë aktivitet të prokurimit ka kërkesa nga autoriteti kontraktues që nuk janë në pajtim me Ligjin e prokurimit publik, shkruan sot Koha Ditore.

“AKK-ja ofron këtë opinion, me të cilin kërkohet nga ju si Autoritet kontraktues që t’i ndërmerrni të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara, lidhur me tenderin ‘Furnizim me 6 kompjuterë laptopë dhe 7 smartphone’…, në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit të prokurimit publik…”, thuhet në opinionin e AKK-së.

AKK-ja ka sqaruar se në bazë të dokumenteve të nxjerra nga sistemi elektronik i prokurimit ka analizuar njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit, ku ka konstatuar se UPZ-ja për këtë aktivitet të prokurimit ka paraparë procedurën e kuotimit të çmimit, kontratë publike të llojit furnizim, me vlerë të vogël në shumë prej 9 mijë e 900 eurove

Lajme të përafërta

Haradinaj: Në buxhetin e vitit 2019 prioritet janë mbrojtja dhe drejtësia

TV OPOJA
October 26, 2018

Halil Kastrati i vetëm ndërtoj 28 shtëpi, 2 Qeveri nuk dhuruan asnjë shtëpi

TV OPOJA
November 28, 2018

Prizren/ Gjykimi për mashtrim me viza pune gjermane, dëshmitarët thonë se klientët kanë paguar deri në 3000 euro

TV OPOJA
April 16, 2019
Exit mobile version