TV OPOJA
Aktualitet

Kryeziu: LDK-ja, do të vazhdojë të angazhohet deri në arritjen e një marrëveshje, por assesi nuk lejojmë të poshtrohemi

Kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës dega në Dragash zotri Selim Kryeziu nepërmjet një postim të publikuar në rrjetin social facebook ka njoftuar votuesit e LDK-së në Dragash në lidhje me bisedimet e fundit me këshillin drejtues në Prishtinë.

Kryeziu në një pretekst të veçantë theksoi se LDK-ja, do të vazhdojë të angazhohet deri në arritjen e një marrëveshje, por assesi nuk lejojnë të poshtrohen e të nënshtrohen para pasioneve të ndryshme përcjellë TV Opoja.
Ai ndër të tjerash thotë se ndjehet i obliguar që të njoftoj votuesit rreth zhvillimeve të fundit për krijimin e institucioneve ku dhe falemnderoj të gjithë votuesit e LDK-së në Dragash.

Për me tepër po ju përcjellim postimin e plotë të Kryetarit të LDK-së në Dragash.

Të nderuar anëtarë, të nderuar qytetarë

Lidhja Demokratike e Kosovës me sinqeritetin dhe përkushtimin më të madhë ka qenë dhe është e angazhuar ta bëjë vendin me qeveri të ndershme, profesionale dhe të pakorruptuar.
Kryetarë të degëve, deputetë të sapozgjedhur, Kryesi e partisë, Këshilli i përgjirhshëm, me një fjalë, të gjitha forumet po mblidhemi për të disatën herë për të gjetur zgjidhje. Tani, pa dashur të nxis provokim, shtroj pyetjen: A ka kaq angazhim dhe interesim edhe në Vetvendosje siç ka tek ne? Për më tepër përgjegjësia por edhe obligimi bie fillimisht tek Vetvendosja si parti e parë e dal nga zgjedhjet e fundit. Personalisht dyshoj.

Votuesit kanë zgjedhur ndryshinin me 6 tetor. Votuan për ndryshim, votuan opozitën. Po të bëjmë një llogari të thjesht, atëhere na rezulton se partit që ishin në pushtet e që njihen me emrin PAN, kanë fituar 43 deputetë, kurse paritit e opozitës VV +LDK kanë fituar 57 deputetë. Një dallim ky i konsiderueshëm. Kjo është arsyeja pse LDK është kaq e përkuashtuar që ky koalicion të ndodh, pra, që vullneti i qytetarëve të shkojë në vend.

Por, të nderuar anëtarë e votues të LDK-së, që kjo të ndodh, nuk mjafton vetëm përkushtimi ynë, duhet edhe partia e dalë e para nga këto zgjedhje, sa për rikujtim ka një deputet më shumë se ne, të tregon të njëjtin përkushtim. Blogersistemi, pra videoiçizimet, jo vetëm se nuk janë mënyra e duhur për të arritur marrëveshje , por unë e konsideroj si një provokim të dalur mode, një lloj narciozoizmi i shkallës së lartë. Koalicioni nuk ndërtohet me dashuri, e dijmë, dhe ne nuk po e kërkojmë këtë, por koalicioni ndrëtohet me mirëbesim të ndërsjellë. Bile thuhet se besimi është më i lartë se dashuria.

Të nderuar votues të LDK-së, ju drejtohem në veqanti juve nga Komuna e Dragashit, juve që me votën tuaj n’a nxorët parti e parë në nivel të Komunës, pavarësisht të gjithave, Ne, pra, LDK-ja, do të vazhdojë të angazhohet deri në fund për të arritur marrëveshje, por assesi nuk do të lejojmë të poshtrohemi e të nënshtrohemi para presioneve të ndryshme, të çdo lloji e nga çdo anë që vijnë. Jemi për partneritet po jo për shërbëtorë.

Lajme të përafërta

QShHZh mbeshtet dy qendrat për Edukim në Fëmijërinë e Hershme në fshatin Bresanë

TV OPOJA
September 23, 2023

Reagon Qendra e LV Sharr: E pa pranueshme mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në komunën tonë!

TV OPOJA
June 21, 2020

Biografia e Heroit të Kosovës Ilmi Bahtjari-Oçalani

TV OPOJA
May 15, 2021
Exit mobile version