Pas reshjeve të shumta të shiut, disa prej lumejve dhe prrockave që kalojn neper fshatrat e komunës sonë, kanë dalur nga shtrati dhe kanë shkaktuar vërshime në disa prej tyre. Ashtu siç ka raportuar natën e mbrëmshe dhe gjat ditës së sotme TV Opoja, dëmet janë të konsiderueshme e fshatrat më të prekura janë fshati Zaplluxhe, Blaq dhe Bresanë.
Televizioni Opoja ka kontaktuar drejtorin për shërbime dhe emergjenca z. Damir Halilaj edhe me kryetarin e komunës z. Shaban Shabani, i cili tha se sot në mëngjes ai me një pjes të stafit komunal kanë vizituar fshatrat e prekuara dhe konstaton se dëmet janë shumë të mëdha.
Drejtori për shërbime dhe emergjenca z. Damir Halilaj na njoftoi se neser një komision komunal do dal që të rishikoj dëmtimet e do kontrolloj gjendën në secilën pjes, ndersa sipas kryetarit Shabani komuna do kërkoj ndihmë edhe nga niveli qendror për sanimin e dëmeve që do filloj menjëher në disa faza.
Menagjimi i kësaj situate do filloj në disa faza, ku faza e parë është rregullimi i urave dhe zbllokimi i prrockave pasi që pritet edhe valë e dyt e reshjeve të cilat mund të shkaktojn të njëjten katastrof, ndersa më pas do vazhdohet edhe me rregullimin e kanalizimeve e rrugëve të dëmtuara.”
Për fund kryetari shpreh keqardhje për komunitetin si dhe falendëron gjitha institucionet komunale që ndihmuan qytetarët natën e mbremshme.
“Unë përsonalisht edhe në emer të komunës ndjej keqardhje dhe do mundohemi të jemi pran banoreve që u preken nga këto vershime, poashtu falënderoj edhe policin e zjarrfikësit e komunës të cilët u angazhuan natën e mbremshme edhe pse nuk kishin mundësi të ndihmonin shumë.”
©TVOPOJA