TV OPOJA
Infrastrukturë

Kryeministri Kurti ka vizituar nga afër punimet në segmentin rrugor Plavë-Dragash (Video, Foto)

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri Albin Kurti, se bashku me ministrin Liburn Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizituan Komunën e Dragashit e ndoqen nga afer punimet në segmentin e rrugës Plavë-Dragash.

Kryeministri Kurti është njoftuar nga afër me punimet në këtë rrugë dhe po ashtu iu drejtuan kërkesa të tjera nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini.

Pas vizitës së kësaj rruge, kryeministri është pritur në zyrën e kryetarit të komunës nga kryetari i komunës së bashku me nënkryetarët, kryetarin e kuvendit dhe zyrtarin komunal për komunitete dhe kthim, Uzair Hamza.

Një takim në të cilin kryeministri u njoftua për nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Dragashit dhe u diskutua më shumë për projektet në fjalë.

Pas takimit, kryeministri Kurti theksoi se komuna e Dragashit është një komunë e popullsisë puntore, me bukuri natyrore dhe potencial të lartë për zhvillimin e turizmit dhe si e tillë do të trajtohet nga qeveria e Republikës së Kosovës.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Komuna e Dragashit do kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve gjat dimrit (Video)

TV OPOJA
December 2, 2020

Përmbyllen aktivitet e organizuara nga DKRS për nder të Epopesë së UÇK-së (Video, Foto)

TV OPOJA
March 8, 2021

28 Nëntori brenda xhamis së Dëshmorëve – Martirëve në Prizren (Video, Foto)

TV OPOJA
November 26, 2022
Exit mobile version