TV OPOJA
Kronika

Përmbyllen aktivitet e organizuara nga DKRS për nder të Epopesë së UÇK-së (Video, Foto)

Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në Dragash organizoi aktivitete të ndryshme për nder të Epopesë së UÇK-së, këto aktivitete filluan ditën e djeshme, ku u vendosën kurora e lule pran shtatorës së Adem Jasharit si dhe në varrezat e deshmorëve në Dragash e në fshatin Buçe, për të vazhduar ditën e sotme me finalët e fubollit të vogël.

Dy finale që dhuruan emocion e të pritura, me shumë gola e befasi, në sallën e sportit të shkollës “Ruzhdi Berisha” u luajt finalja e futbollit me nxënës të kësaj shkolle, një ndeshje interesante e shumë konkuruese.

Ndersa pas eleminimeve që u organizuan ditë më parë nga turneu me institucione në finale u përballen skuadra e veteranëve të KFOpojës kunder asaj të Profesorëve, e këta të fundit arritën të fitonin ndeshjën në fund, pas shumë golave të shënuar nga të dy anët.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Policia e Kosovës organizoi takim senzibilizues rreth aplikimit të femrave për police (Video, Foto)

TV OPOJA
September 30, 2021

Personalitete nga Komuna e Dragashit sot janë emëruar Ambasadorë të Paqes (Video, Foto)

TV OPOJA
February 18, 2022

Sot filluan aktivitet sportive për nder të Ditës së Pavarësisë (Video, Foto)

TV OPOJA
February 10, 2022
Exit mobile version