TV OPOJA
Aktuale

Krenar të jesh opojali

Opoja është treva më e pastër etnikisht, me popullsi qind për qind shqiptare. Atje nuk ka asnjë familje serbe, turke, boshnjake, rome etj. Është po ashtu treva më e pastër për nga besimi, të gjithë myslimanë. Kultura, arsimi dhe besimi, janë tri shtyllat që e përbëjnë një opojali. Në çdo shtëpi në Opojë, ka së paku një mjek, një inxhinier dhe një teolog. Janë ekonomistë të lindur. Janë qytetarët më të urtë, aparenca-dukja nuk është tipar i tyre, qëndrojnë me dëshirë në prapa skenë, nga atje dirigjojnë shumëçka. Ambientohen shumë lehtë në çdo vend, rrethanë apo kohë, pa i humbur veçoritë kryesore të tyre. Kontribuojnë kudo që ndodhen, nga çdo pozitë që gjenden. Nga ky kontributi i tyre ka përfituar më së shumti Prizreni, duke e bërë atë, djep të kulturës në trojet shqiptare. Janë mbështetës të njëri-tjetrit, duke kapërcyer limite. Një nga figurat kryesore shqiptare që vjen nga kjo trevë është Ymer Bej Prizreni, duke vazhduar deri më sot me një figurë po aq kontribut-dhënës si prof. Nexhat Ibrahimi.

Lajme të përafërta

Kurti: Çdo ditë po angazhohemi që të plotësojmë zotimet tona para qytetarëve

TV OPOJA
November 24, 2021

Me shumicë 2 centë, me pakicë 12 centë – Ky është vendimi i Qeverisë që përcakton çmimin e derivateve

TV OPOJA
June 24, 2022

Piraj: Sot flamuri i Kosovës dhe prodhimet vendore u rreshtuan krahas shteteve e firmave më të njohura në botë

TV OPOJA
November 29, 2018
Exit mobile version