TV OPOJA
Aktualitet

Piraj: Sot flamuri i Kosovës dhe prodhimet vendore u rreshtuan krahas shteteve e firmave më të njohura në botë

Në panairin i cili po mbahet në qytetin e Stambollit po marrin pjesë firma dhe brende nga e gjithë bota aty po ekspozohen edhe produktet e Kosovës.

Pronari i kompanisë “MEKA”, Burim Piraj, përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se ndihet krenar që flamuri i Kosovës është vendosur krahas flamujve të shteteve dhe firmave më të njohura në botë.

Kujtojmë që bizneset e Kosovës shpesh kanë hasur vështirësi ekspozimin e flamurit të shtetit për shkak të arsyeve politike të disa shteteve, të cilat ose e kanë kontestuar shtetësine ose kanë qenë neutral.

“Jemi krenar që MEKA Sot e vëndosi flamurin e Kosovës në panairin e Stambollit në mes të shteteve dhe firmave më të njohura në botë!Krejt kjo me vetë kontribut!Pa financim dhe pa asnjë mbështetje institucionale!Made In Kosova e synon tregun Global!

Të falënderojmë Ty o i Madhi Zot!”

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Sonte fillon falja e namazit të natës, për komunën e Dragashit organizohet në xhaminë “Mehmet Kuklibegu” në Bresanë.

Redaksia
March 30, 2024

Haxhinjët e Dragashit mbërrijnë në Meke

TV OPOJA
June 30, 2022

Kryetari Shabani ndihmon në dezinfektimin e institucioneve Shkollore.

TV OPOJA
March 15, 2020
Exit mobile version