TV OPOJA
Diaspora

Kosovari nga Opoja bllokon autostradën në Austri, vozit në korsinë e kundërt

Si jo rrallëherë, shumë vozitës ngatrrojnë korsinë në autostrada dhe kjo shpesh kushton me jetë.

Një kosovar raportohet se dje në orët e para të mëngjesit hyri në korsinë e kundërt të autostradës në Austri, duke bllokuar për disa orë kalimin e autostradës, njofton albinfo.ch.

Lidhur me këtë rast, ai pritet të dënohet nga autoritetet austriake për mosnjohjen (ngatërrimin) e rregullave të komunikacionit.

Ngjarja ka ndodhur në Tauernautobahn, segmenti i autostradës A10 në drejtim të Salzburgut, ku për disa orë është mbyllur autostrada, informon albinfo.at.

Në raportin e policisë austriake thuhet se shoferi kosovar ishte i moshës 47-vjeç, ku po udhëtonte me gruan dhe djalin e tij.

Thuhet se ai ishte nisur nga zona e shërbimit të autostradës Golling, në autostradën Tauern, në drejtim të Villach.

Mediat austriake shkruajnë se fatmirësisht nuk ka pasur asnjë aksident.

Po ashtu, analiza e konsumimit të alkoolit rezultoi negative.

Theksohet se Tauernautobahn u mbyll në drejtim të Salzburgut midis orës 2:34 të mëngjesit dhe 3:11 të mëngjesit. /Albinfo.at

Lajme të përafërta

Personat që vijnë në Kosovë nga vendet me rrezik të lartë duhet të kenë testin për COVID-19 ose do të izolohen për 7 deri 14 ditë

TV OPOJA
October 5, 2020

Kompania turistike Aroma Reisen do të vazhdojë udhëtimet për në shtetin Austriak.

TV OPOJA
March 14, 2020

Në Gleisdorf të Austrisë u mbajt kuizi i Diturisë i Nxënësve të mësimit plotësues të gjuhës amtare Shqipe

TV OPOJA
June 9, 2019
Exit mobile version