TV OPOJA
Covid19 Dragash

Koronavirusi në Kosovë: 2.268 të infektuar e 38 të vdekur

Nga data 08 shkurt deri më 23 qershor 2020 në Kosovë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 22.133 persona të dyshimtë për koronavirus.

Prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.268 raste, me gjithsej 38 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, njofton televizioni Opoja.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.108 raste.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 23 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 9.268.966 raste të COVID-19 dhe 476.376 raste të vdekjes.

Lajme të përafërta

GJASHTË RASTE ME COVID-19 !

TV OPOJA
June 9, 2020

Sot kur gruaja nga Dragashi ndërroi jetë, bashkëshorti i saj shërohet nga COVID-19

TV OPOJA
May 7, 2020

Shtabi emergjent ndryshon formën për aplikim për leje qarkullimi në dhe jashtë komunës!

TV OPOJA
April 26, 2020
Exit mobile version