TV OPOJA
Aktualitet

Shtabi emergjent ndryshon formën për aplikim për leje qarkullimi në dhe jashtë komunës!

Për shkak situatës së krijuar dhe të rrezikshmërisë gjatë aplikimit për leje qarkulliminë brenda Komunës së Dragashit dhe jasht saj, aplikimi duhet të bëhet vetëm online: qendraoperativedragash@rks-gov.net

Me këtë rast Komuna e Dragashit njofton të gjithë qytetarët se aplikimet për leje qarkullimi mund të bëhen vetëm për nevoja dhe raste emergjente, ndërkaq kërkesat tjera nuk do të jenë të pranueshme.

Kërkesa nga ky formular vlen vetëm për qarkullim brenda territorit të Komunës së Dragashit , ndërsa për lëvizjet jashtë Dragashit dhe për të hyrë në Komunën e Dragashit , duhet të bëhet kërkesë tek Qendra Operative Lokale Emergjente
në email-it: qendraoperativedragash@rks-gov.net
Kërkesa më pas përcjellet për aprovim te Ministria e Punëve të Brendshme.

Të dhënat që duhet t’i shënoni gjatë aplikimit janë :
Emri
Mbiemri
Data e lindjes
Numri personal
Tipi i vetures
Ngjyra e vetures
Targat e veturës
Të dhënat me personin që do te udhëtoni
Emri
Mbiemri
Data e lindjes
Numri personal
Data kur do të lëvizni
Ora kur do të lëvizni
Arsyeja që kërkoni leje të lëvizjës

Lajme të përafërta

Haxhinjët e Dragashit mbërrijnë në Meke

TV OPOJA
June 30, 2022

Me 1 shtator fillon mësimi në të gjitha shkollat e komunës së Dragashit

TV OPOJA
August 22, 2020

Zhvillime të fundit mbrenda subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Sharr

TV OPOJA
January 6, 2022
Exit mobile version