TV OPOJA
Aktualitet

Komuna ndan mbi 40 mijë euro për rrjetin e ujësjellësit në fshatin Blaç

Pamje nga fshati Blaç në komunën e Dragashit

Pamje të fshatit Blaç në komunën e Dragashit

Që një kohë të gjatë banorët e fshatit Blaç në komunën e Dragashit janë duke u përballur me mungesë të madhe për furnizim me ujë të pijshëm.

Por si duket tani më brenga për këtë do të ju largohet, falë një tenderi të cilin e ka shpallur komuna e Dragashit, tender ky të cilin e fitoi kompania “Brruti ING”.
Kompania në fjalë është përfituese e tenderit për vazhdimin e punimeve për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Blaç nga komuna e Dragashit, redaksia e televizionit Opoja ka arritur të sigurojë njoftimin mbi dhënien e kontratës për autoritetin kontraktues, në bazë të kësaj kontrate ky tender kap vlerën prej 42.145,50 euro.
Dhënia e kontratës është bër me vendim të Kuvendit Komunal në Dragash dhe ka hyrë në fuqi me datë 23 Mars 2020 .
Për këtë tender në vazhdimin e rregullimit te rrjetit të ujësjellësit në fshatin Blaç kishin konkuruar 6 operatorë ekonomik e ku sipas kuvendit komunal është përzgjedhur operatori me çmimin më të ulët në treg.
© Televizioni Opoja 07 Prill 2020 ©

Lajme të përafërta

FSHATI I RRETHUAR NGA UJËRAT, VUAN PËR UJË!!!

TV OPOJA
January 7, 2019

Gjendje emergjente në Dragash, aktivizohet Këshilli Komunalë për Siguri në Bashkësi

TV OPOJA
February 6, 2020

Tubim dedikuar Mërgatës nga VV në Bresanë

TV OPOJA
December 24, 2018
Exit mobile version