TV OPOJA
Aktualitet

FSHATI I RRETHUAR NGA UJËRAT, VUAN PËR UJË!!!

Shkruan Demir Reshiti
Fshati Bresanë ndonëse i rrethuar nga ujërat, qe 10 ditë po përballet me mungesë të ujit. Investimet e bëra këtë verë në renovimin e ujësjellësit, në vend se ta përmirësojnë furnizimin me ujë, e kanë përkeqësuar gjendjen!
Banorët patën ngritur shqetësimin e tyre për parregullsitë gjatë kryerjes së punimeve në renovimin e ujësjellësit, por këto shqetësime kanë hasur në vesh të shurdhër…
Gjendja më alarmante është nga mesi i fshatit e sipër ku realisht edhe banojnë pjesa më e madhe e njerëzve. Ujë nuk ka as për pije e lëre më për nevojat tjera.

Disa thonë se ka mungesë të ujit në burim. Kjo nuk qendron aspak sidomos tani që ka pasur reshje të mëdha të shiut e bores. Gjendje e tillë alarmante nuk ka qenë as në muajt e verës kur mbretëronte thatësi.
Edhe në rastet kur nuk kishte ujë të mjaftueshëm, bëheshin reduktime në intervale të caktuara kohore derisa mbushej rezervuari dhe pastaj lëshohej uji. Personi që paguhet për këtë punë, duke e pasur shtëpinë e vetë në pjesën e poshtme të fshatit njejtë si edhe disa “udhëheqës” të fshatit e të komunës, as që po lodhen pse bashkëvendësit e tyre po heqin të zinjtë e ullirit për ujë…
Mendoj se urgjentisht duhet të ndërmerren masa përpara se të bëhet vonë. Në të kundërtën pasojat përveç mbi popullaten do të bien edhe mbi ata që janë përgjegjës për këtë situatë…

Lajme të përafërta

Dorëheqje nga Kryesia e degës së PDK-së në Sharr.

TV OPOJA
July 28, 2021

Dragash: Fillon mbajtja e dëgjimeve buxhetore me qytetarë për buxhetin e vitin 2024!

Redaksia
August 18, 2023

Dega e PDK-së në Dragash reagon ndaj testimit për Covid-19 të nxënësve të shkollës Ilmi Bahtjari në Blaç

TV OPOJA
January 24, 2022
Exit mobile version