TV OPOJA
Aktuale

Komuna e Prizrenit së bashku me ‘Jetimat e Ballkanit’ do t’i ndërtojnë 30 shtëpi

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtuesin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e 30 shtëpive.

Përveç kësaj marrëveshjeje, Komuna e Prizrenit këtë vit me të hyrat komunale do t’i ndërtojë edhe 30 shtëpi të tjera, ndërkaq do të rinovojë edhe 30 shtëpi dhe 30 kulme, duke bërë kështu zgjidhjen e problemit të banimit për së paku 120 familje nevojtare, thuhet në njoftimin e bërë nga kryetari Haskuka, transmeton Telegrafi.Ndërkohë drejtuesi i shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastrati  ka njoftuar ditë më parëse do të nisin ndërtimin e 100 shtëpive gjatë muajit të Ramazanit për familjet në nevojë./Telegrafi/opoja.tv

Lajme të përafërta

Presidentja nis procedurat për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së

TV OPOJA
April 26, 2021

Ambasada e Kosovës në Vjenë të Austrisë vendosi në funksion sistemin e ri te gjëndjes civile

TV OPOJA
March 25, 2019

Në 24 orë kanë ndodhur 59 aksidente trafiku në Kosovë

TV OPOJA
January 4, 2022
Exit mobile version