TV OPOJA
Diaspora

Ambasada e Kosovës në Vjenë të Austrisë vendosi në funksion sistemin e ri te gjëndjes civile

Prej sot, qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Austri, Hungari, Çeki, Sllovaki dhe shtetet përrreth, kan mundësi që çdo lindje, kurorizim dhe vdekje, ti regjistrojnë në Ambasadë.
Është një avansim shumë i rëndësishëm dhe i sofistikuar, ku tani falë saj, qytetarët tanë nuk kan nevojë të shkojnë në ZGJC në Komunat e Kosovës prej nga vinë për ti regjistrua fëmijët, me regjistrue kuroren apo vdekjen.
Për të parën here në Ambasadë, fizikisht qifti i ri do të mund të kurorizohët, dhe ti kryej gjitha formalitetët tjera, të pajiset me certifikata martesore dhe të bëj aplikimin për letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës.

Falë këti instalimi kapital të një rëndësie të pazëvendësueshme që e bënë ekspertët specialist nga ARC/MPB në bashkëpunim dhe bashkëveprim me DÇK/MPJ, në të ardhmën shkurton kohën e pritjës të qytetarëve tanë për tre muaj, kursen në t’ holla, shmangë pritjeve dhe termineve në vulosje dhe legalizim të dokumentëve të GJC në MPB , në Ambasadën e Austrisë në Prishtinë, duke ndikuar drejtpëtdrejtë në kohë dhe shpenzime.

Konsulli i Republikës së Kosovës në Austri nëpërmjet rrjeteve sociale është ndjerë shumë krenarë për këtë të arritur të Ambasadës në bashkëpunim me ekspertë dhe specialistë të ARC/MPB transmeton TV OPOJA

Postimi i konsullit te Ambasadës së Kosovës në Austri Isa Kosumi

E shtunë, edhe pse ditë pushimi, për Drejtorët, zyrtarët e specializuar si dhe nga Stafi i vyer dhe shumë fisnik, i Ambasadës, ishte ditë ekspeditive, pune!
Ata ndihëshin shumë krenar për këtë lansim i cili i favorizon si kurrë, qytetarët tanë.
Ishte knaqësi dhe gëzim i papërshkruar, kur Konsulli i Kosovës në Vjenë, demostroi praktikisht regjistrimin e parë të një bebe 9 ditësh nga Kufsteini, duke e regjistrue lindjen, shtetëzimin, duke e pajisë me certifikatë lindjes, ekstrakt dhe duke aplikua drejtëpërdrejtë për pasaportë të Republikës së Kosovës e tërë kjo punë e bërë as për një orë.

Kjo familje kosovare ishte e nderuar si nismëtare e demostrimit praktik, ku edhe bëmë kurorizimin e prindërve të foshnjës duke i pajisë edhe me certifikatën e martesës.
Eshtë nder, knaqësi dhe privilegjë, të jeshë në shërbim të drejtëpërdrejtë të qytetarëve tanë dhe ti bësh ata të ndihen krenar dhe të respektuar.

Lajme të përafërta

Avdullah Hoti: Ministria e Jashtme bën kërdi me kredit kartela (Dokument)

TV OPOJA
June 28, 2019

“19 euro fluturimi në këto destinacione” Rama: Nuk i ndahem Kukësit derisa t’i sjell çunat e Londrës

TV OPOJA
February 4, 2022

Suksesi i stomtalogut Liridon Qafleshit nga Kosova është sukses admirues

TV OPOJA
June 10, 2019
Exit mobile version