TV OPOJA
Aktuale

Arbana Xharra kërcënon myslimanët me spastrim fetar brenda 72 orësh

Këshilltarja e Kryetarit të Kuvendit, Arbana Xharra ka bërë një cicërimë në llogarinë e saj në Twitter

Ajo me anë të një pyetjeje shkruan se do t’i duheshin veç 72 orë që ta pastronte Kosovën nga radikalët fetarë.

Ky qëndrim i gazetares është mjaft problematik duke qenë se shteti ka disa vite që ka ndërmarrë programe të deradikalizimit të grave dhe burrave që shkuan në luftën civile në Siri e Irak për t’iu bashkuar grupeve ekstremiste.

Për më tepër, problemi qëndron specifikisht te “radikalizmi i dhunshëm” e të cilin nuk e përveçon zonja Xharra.

Madje për Xharrën nuk është problem radikalizmi, por çdo gjë që është islame.

Ajo edhe më herët ka shprehur mllefin e saj në raport me muslimanët, duke treguar se është një islamofobe.

E radikal për të është çdo person që frekuenton xhamitë dhe nuk mendon njëjëtë si ajo për islamin./Mesazhi/TvOpoja

Lajme të përafërta

Zbatimi i masave anti-COVID, shqiptohen rreth 30 gjoba për biznese

TV OPOJA
April 22, 2021

1090 mërgimtarë do të vendosin për qeverisjen katër vjeçare në Dragash

TV OPOJA
November 25, 2021

Hatim Baxhaku kështu nuk e ka zakon as Oda por jo dhe Kuvendi i nderuari Mytaher Haskuka!

TV OPOJA
June 6, 2020
Exit mobile version